Kryesore » 2012»Korrik»3 » Në kryeqytet nis konfiskimi i autotaksive ilegalë
12:40 PM
Në kryeqytet nis konfiskimi i autotaksive ilegalë
Komuna e Prishtinës, përkatësisht Drejtoria e Inspeksionit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, nga nesër do të filloj të konfiskoj të gjitha mjetet motorike të operatorëve fizikë dhe juridikë, të cilët hasen duke kryer veprimtarinë e transportit publik në rrugët lokale të territorit të komunës së Prishtinës.Kjo vlenë për automjetet 4+1 (vetura), 8+1 (kombi), minibus dhe autobus, të cilët operojnë pa leje të veçantë të punës nga Komuna e Prishtinës.Automjeti i konfiskuar nuk do të lëshohet para 48 orëve, por mund të zgjasë deri në pesë ditë nga autoparku i qytetit të Prishtinës, pas kryerjes së obligimeve dhe pagesave, lënda përcillet në Gjykatën për Kundërvajtje në Prishtinë, njofton Zyra për Informim e Komunës së Prishtinës.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus