"Kosova më ka hyrë në zemër dhe unë admiroj gjithë atë që keni arritur”, ka deklaruar ambasadori amerikan në Prishtinë, Christopher Dell, në një pritje të organizuar për 236 vjetorin e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Në pritje, ishin ftuar përfaqësuesit më të lartë të institucioneve të Kosovës dhe ata të pranisë ndërkombëtare.Me këtë rast, Dell tha se Shtetet e Bashkuara gëzimet e tilla i ndajnë zakonisht me miq, ndër të cilët janë edhe kos
... Lexo më shumë»
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen ka vlerësuar se gjendja në veriun e Kosovës është shqetësuese dhe i ka bërë thirrje të gjitha palëve që të gjejnë zgjidhje paqësore.Në një intervistë për agjencinë serbe të lajmeve, Beta, Rasmussen, ka thënë se është me rëndësi që në këtë çështje të shkohet hap pas hapi, derisa hapi i parë është krijimi i përparimit në dialogun Beograd-Prishtinë, nën ombrellën e BE-së."Unë kam thënë se për ndar
... Lexo më shumë»
Incidenti është raportuar të ketë ndodhur në orët e hershme të mëngjesit së sotëm, rreth orës 03:00, para kafeterisë "Kroni” në rrugën "Ulqinit” në Mitrovicë, ndërsa viktima B. Ademi 28 vjeçar, ishte plagosur me armë zjarri, me një plumb në anën e majtë të gjoksit.I plagosuri është dërguar në Qendrën Spitalore në Mitrovicë, ndërsa sipas raporteve zyrtare të mjekëve kujdestar, mësohet se viktima kishte arritur në repartin emergjent pa shenja jete, njofton polici
... Lexo më shumë»
Një gjyqtar i EULEX-it ka urdhëruar që të bëhet paraburgimi i dy të dyshuarve në lidhje me një incident me të shtëna ndërmjet Gjilanit dhe Bujanocit afër Portës 5, thuhet në një njoftim të EULEX-it.Tre të dyshuarit e tjerë janë urdhëruar të paraqiten në stacionin e policisë dhe u janë marrë pasaportat."Incidenti ka ndodhur afër kufirit/kufirit administrativ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në orët e hershme të mëngjesit më 28 qershor 2012. Të dyshuarit janë arrestuar më 1 korri
... Lexo më shumë»
Komuna e Prishtinës, përkatësisht Drejtoria e Inspeksionit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, nga nesër do të filloj të konfiskoj të gjitha mjetet motorike të operatorëve fizikë dhe juridikë, të cilët hasen duke kryer veprimtarinë e transportit publik në rrugët lokale të territorit të komunës së Prishtinës.Kjo vlenë për automjetet 4+1 (vetura), 8+1 (kombi), minibus dhe autobus, të cilët operojnë pa leje të veçantë të punës nga Komuna e Prishtinës.Automjeti i konfiskua
... Lexo më shumë»
Rreth orës 10:30, të gjitha rrugët në veri janë liruar për qarkullim, ndërsa protestuesit janë shpërndarë të qetë, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.Sipas policisë, protesta e paparalajmëruar e grupeve të qytetarëve në formë bllokadë në rrugë janë regjistruar sot në orët e mëngjesit në katër zonat e përgjegjësisë të rajonit të Mitrovicës, përkatësisht në veri të Mitrovicës, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq. Sipas policisë, grupe të qytetarëve prej rreth 1
... Lexo më shumë»
Vendimi i Grupit Ndërkombëtar Drejtues në Vjenë që t’i japë fund fazës së mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës, shënon përmbylljen e një epoke të shtet-ndërtimit dhe konsolidimit të pavarësisë së vendit, vlerësojnë përfaqësuesit e disa partive pjesëmarrëse në Kuvendin e Kosovës. Arsim Bajrami, deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Partisë Demokratikë të Kosovës dhe kryetar i komisionit për reformat - ndryshimet kushtetuese, t
... Lexo më shumë»
Zëvendësministri i jashtëm i Kosovës, Ibrahim Gashi i ka hyrë garës për postin e rektorit të Universitetit të Prishtinës (UP). Kjo është konfirmuar nga ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili ka theksuar se Gashi do ti kthehet jetës akademike dhe do të garojë për rektor të UP-së. Raportohet se Gashi do të largohet edhe nga AKR-ja në rrugën për të pasuar Mujë Rugovën.Edhe zëdhënësi i AKR-së ka konfirmuar largimin e Ibrahim Gashit nga posti qeverisës.
... Lexo më shumë»