Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka deklaruar të mërkurën se logjika e ndarjes nuk përfundon vetëm me Kosovën. Kjo, sipas tij, do të prekte edhe vendet tjera, prandaj një ide e tillë është e rrezikshme për stabilitetin rajonal. Kuçi këto komente i bëri pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, duke iu kundërpërgjigjur kështu deklaratës së zëvendëskryeministri serb, Ivica Dacic, i cili ka thënë se ndarja e Kosovës është zgjidhje e problemit të statusit. Duke folur për deklaratat e Dacicit, zëvendëskryeministri Kuçi e ka krahasuar atë me Slobodan Milosevicin.
Kuçi theksoi se ka menduar që Dacic ka ndryshuar nga mentaliteti i Milosevicit, por me deklarimet e tij, po tregon se është po i njëjti.
Sipas zëvendëskryeministrit kosovar logjika e ndarjes nuk fillon as nuk përfundon me Kosovën. Kjo, sipas tij,do t’i prekte edhe vendet tjera në rajon, prandaj si e tillë është e rrezikshme për stabilitetin në rajon.
Në mbledhjen e Qeverisë është marrë vendimi për themelimin e Ministrisë së Diasporës.
Ndryshe, zëvendëskryeministri Kuçi, duke folur edhe rreth mosemërimit të zëvendësministrave, tha se këtë çështje nuk e sheh si mosfunksionim të Qeverisë. Ai tha se brenda 100 ditshin e Qeverisë do të kompletohen ministritë edhe me zëvendësministra
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus