Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka deklaruar të mërkurën se logjika e ndarjes nuk përfundon vetëm me Kosovën. Kjo, sipas tij, do të prekte edhe vendet tjera, prandaj një ide e tillë është e rrezikshme për stabilitetin rajonal. Kuçi këto komente i bëri pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, duke iu kundërpërgjigjur kështu deklaratës së zëvendëskryeministri serb, Ivica Dacic, i cili ka thënë se ndarja e Kosovës është zgjidhje e problemit të statusit. ... Lexo më shumë»