Qeveria e Kosovës paralajmëron një tjetër 25 korrik në veri të Kosovës. Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka thënë se këto veprime do të jenë të detyrueshme për ta vënë në zbatim rendin dhe ligjin në atë pjesë. Ai ka deklaruar se vonesat në ndërhyrje kanë qenë për të dalluar qytetarët nga kriminelët, në mënyrë që të mos krijohet përshtypja se Kosova po bën spastrim etnik në veri."Aksioni i 25 korrikut do të jetë i detyrueshëm dhe jo i dëshirueshëm për qeverinë e Kosovës”, ka thënë Kuçi në intervistë për emisionin Rubikon të KTV-së. Më tej Kuçi është shprehur i pakënaqur me dinamikën e KFOR-it dhe EULEX-it në atë pjesë, duke kërkuar më tepër bashkëpunim për ta vënë ligjin.Sipas Kuçi, EULEX-i e ka për detyrë të zbatojë mandatin e vet për vendosjen e ligjit edhe në veri, ndërsa ka thënë se qeveria është treguar e kujdesshme për të dalluar qytetarët serbë nga kriminelët.Kjo sipas tij, është bërë me qëllim që të mos krijohet përshtypja se Kosova po bën spastrim etnik në veri.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus