Kryesore » 2012 » Prill » 11
 Qeveria e Kosovës paralajmëron një tjetër 25 korrik në veri të Kosovës. Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka thënë se këto veprime do të jenë të detyrueshme për ta vënë në zbatim rendin dhe ligjin në atë pjesë. Ai ka deklaruar se vonesat në ndërhyrje kanë qenë për të dalluar qytetarët nga kriminelët, në mënyrë që të mos krijohet përshtypja se Kosova po bën spastrim etnik në veri."Aksioni i 25 korrikut do të jetë i detyrueshëm dhe jo i dëshirueshëm për qev ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-04-11

Departamenti i drejtësisë në Qeverinë federale të Zvicrës planifikon që të hiqet pjesërisht detyrimi i vizës për 33 shtete të botës. Në mesin e tyre është edhe Shqipëria dhe të gjitha vendet e Ballkanit të cilat tashmë janë liruar nga detyrimi i vizës për të hyrë në vendet e BE-së dhe të zonës Schengen. Por ky propozim që në fillim ka hasur në kundërshtimin e SVP-UDC-së dhe pjesërisht edhe të FDP-PLR-së.
Konkretisht bëhet fjalë për personat nga këto shtete, të ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-04-11

VetvendosjeQendra Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjakovë reagon ndaj sjelljeve të militantëve të AAK-së dhe Policisë së Kosovës të cilët sot gjatë aksionit "Ky person po i kushton komunës sonë shumë shtrenjtë” kërcënuan dhe ofenduan gjashtë aktivistë të VETËVENDOSJE-s . Rreth 30 policë të Kosovës si dhe forcat speciale ishin gjatë aksionit ku militantët e AAK-së në prezencën e tyre ofendonin, kërcënonin dhe shqyenin posterët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!Aktivistët e ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-04-11

Krerët e delegacionit për Ballkanin në PE, Eduard Kukan dhe Jelko Kaçin i kanë kërkuar Beogradit zyrtar lirimin e sindikalistit kosovar Hasan Abazi, i cili u arrestua më 28 mars. 
Sipas raportimeve të "REL”, dy zyrtarët evropianë i kanë dërguar një letër kryeministrit serb Mirko Çvetkoviç, në të cilën kanë shprehur shqetësimin e tyre për gjendjen e Abazit. "Mbajtja në paraburgim e kryetarit të Sindikatës së punëtorëve të minierave të Kosovës përbën një shqetësim ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-04-11

KorrupsioniAgjencia Kosovare Kundër Korrupsionit ka deklaruar se më shumë se 91 për qind e zyrtarëve të lartë publikë e kanë deklaruar pasurinë e tyre te kjo agjenci. Megjithatë, janë 261 zyrtarë publikë, që sipas agjencisë, nuk e kanë bërë një gjë të tillë, që është obligative sipas Ligjit për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik dhe Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Dhuratave për të Gjithë Personat Zyrtarë."Sipas ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-04-11

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka pritur në takim kryetarin e Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa dhe nënkryetarin e Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi.Në këtë takim në të cilin u bisedua për zhvillimet politike në Kosovës dhe Luginë të Preshevës, zëvendëskryeministri Kuçi tha së Qeveria e Kosovës do mbështes shqiptarët e Luginës së Preshevës për të drejtat e tyre qytetare dhe njerëzore, por edhe ato që kanë të bëjnë me id ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-04-11

Kryparlamentari Jakup Krasniqi, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit i është kundërpërgjigjur kryetarit të komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati lidhur me deklaratat se në rast nevoje qytetarët duhet të vetëmbrohen. Krasniqi pas mbledhjes së Kryesisë ka thënë se nuk janë qytetarët ata që duhet ta mbrojnë veten, por institucionet vendore dhe ato ndërkombëtare e kanë atë përgjegjësi, duke kërkuar kështu angazhim më të madh nga institucionet gjegjëse për sigurinë. ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-04-11

termetiAlarmi për tsunami, pas dy tërmeteve madhore pranë brigjeve të Indonezisë u anullua përfundimisht rreth orës 15:00, pasi Qendra e Paralajmërimit të Tsunameve konfirmoi se asnjë dallgë e rëndësishme nuk ishte formuar. Tërmeti i magnitudës 8,6 sipas shkallës rihter vendosi vendin në alarm, ndërsa një goditje e dytë 8,3 rihter u regjistrua orë më pas në det. Alarmi i përgjithshëm mbeti në fuqi për disa orë në Indonezi dhe Indi, si dhe ishujt përreth. A ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-04-11

Vajzat shqiptare nga zonat veriore të Shqipërisë vazhdojnë martesat me beqarët e moshuar maqedonas në rajonet periferike dhe malore të Maqedonisë. 
Trendi i këtyre martesave po shënon rritje, ndërsa në procesin e realizimit të lidhjeve ekzistojnë edhe fakte për cenim të lirisë së vajzës shqiptare dhe eksploatimin e saj në mënyrë të dhunshme, duke e shitur atë si skllave në Maqedoni. Një viktimë e kësaj tragjedie është edhe 25 vjeçarja nga zona ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-04-11

Përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së paralajmërojnë se nëse institucionet e Kosovës nuk reagojnë ndaj veprimet të fundit në veri të shkaktuara nga huliganët serbë, atëherë ata nuk do të rrinë duarkryq.
 Kryetari i OVL UÇK-së, Muharrem Xhemajli thotë se janë të shqetësuar nga mosveprimi i institucioneve të Kosovës, për parandalimin e këtyre ngjarjeve dhe situatave të palakmueshme me të cilat po ballafaqohen qytetarët shqiptarë në veri."Jemi të ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-04-11