Kryesore » 2011 » Gusht » 05
Shpenzimet e larta në autostradën Morinë-Merdar në masë prej 30 për qind nga buxheti i secilit vit deri më 2013 kanë bërë që Qeveria e Kosovës të mendojë ndryshe sa u përket pagave në sektorin publik dhe shpenzimeve buxhetore në këtë sektor. Në një letër të firmosur nga kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, drejtuar ushtruesit të detyrës së menaxherit të Fondit Monetar Ndërkombëtar në Uashington, John Lipsky, është shkruar se viti 2012 do të karakterizohet m ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-08-05

Kamionë me mallra kanë hyrë në Kosovë të enjten nëpërmjet portave kufitare 1 dhe 31, ku nuk kishte doganierë të Kosovës. Kamionët kanë bërë një ndalesë të shkurtër prej 15 minutash në kufi dhe nuk i janë nënshtruar asnjë kontrolli doganor.Por, zyrtarë të lartë qeveritarë thanë se doganierët munguan vetëm të enjten duke e cilësuar si përjashtim lejimin e kamionëve me mallra për të kaluar nëpërmjet këtyre dy portave në veri të Kosovës.
"Përjashtimi mund të ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-08-05