Kryesore » 2012 » Prill » 9 » Tragjedi familjare në Isniq, djali vret babanë dhe të vëllanë
11:39 PM
Tragjedi familjare në Isniq, djali vret babanë dhe të vëllanë
Në fshatin Isniq , komuna e Deçanit ka ndodhur një vrasje e rendë brenda familjes. Ismail Haxhi Imeraj, nga Isniqi i Deçanit ka vrarë të dielën me revole babain e tij Haxhi Imerajn (71), dhe vëllain e tij Miftar Imeraj (43). Sipas policisë, vrasja është bërë për motive pronësore, të cilat në këtë familje janë në vazhdimësi prej disa kohësh. Xhevat Ibraj, zëdhënës i Policisë Rajonale të Pejës, ka thënë se rreth orës 11:25 policia në Deçan ka pranuar informatën se në fshatin Isniq të Komunës se Deçanit, një person nga familja Imeraj ka privuar nga jeta babain dhe vëllanë e tij. "Njësitet përkatëse policore të stacionit të Deçanit, Hetimet Rajonale, Prokurori Publik, dhe Kriminalistika Teknike kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konfirmuar se bëhet fjalë për dy persona të vrarë nga familjari i tyre 42 vjeçar, i cili edhe është arrestuar”, ka thënë Ibra. "Ekipi mjekësor i QKMF-së në Deçan kanë konstatuar vdekjen e dy viktimave dhe trupat e pa jetë të tyre me vendim të Prokurorit do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për t’i zhvilluar ekzaminimet”, thotë zëdhënësi i Policisë në Pejë. Rasti do të hetohet dhe procedohet në Prokurorinë Publike nga Njësia Hetimore Rajonale e Pejës. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se zënkat mes familjarëve rreth pronës, janë më të hershme se sa incidenti. 
Qytetarët e Isniqit shprehen të shqetësuar rreth kësaj tragjedie të familjes Imeraj, pasi që sipas tyre, incidente të natyrave të tilla janë shumë të rralla në këtë fshat, sidomos mes banorëve të këtij lokaliteti.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus