Kryesore » 2012 » Prill » 09
Kanë mjaftuar pak minuta të vendosjes së bazës statike të Policisë së Kosovës, që ajo të hiqet dhunshëm nga grupe kriminale serbe. Këto në video janë momentet kur grupet e frustruara serbe ia kanë mësyrë policisë që e kishte vendosur bazën e vet, përballë banesës ku u vra të shtunën pas mesnate Selver Haredinaj. /indeksonline/ frustruara serbe ia kanë mësyrë policisë që e kishte vendosur bazën e vet, përballë banesës ku u vra të shtunën pas ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-04-09

Më 9 prill të vitit 1999 ishte thyer kufiri i hekurt midis Kosovës dhe Shqipërisë. Në betejën e Kosharës kanë rënë 116 dëshmorë në mesin e të cilëve komandantët Sali Çekaj, Agim Ramadani, e të tjerë, ndërsa janë plagosur rreth 350 ushtarë të UCK-së. Sot gjatë gjithë ditës do të bëhen homazhe në varrezat në Koshare.Ndërkaq, në Prishtinë nën patronazhin e kryeministrit shoqata e veteranëve të luftës së Koshares ”Brigada 138” organizon manifestimin ”Ditët e Shqipes”.
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-04-09

Në fshatin Isniq , komuna e Deçanit ka ndodhur një vrasje e rendë brenda familjes. Ismail Haxhi Imeraj, nga Isniqi i Deçanit ka vrarë të dielën me revole babain e tij Haxhi Imerajn (71), dhe vëllain e tij Miftar Imeraj (43). Sipas policisë, vrasja është bërë për motive pronësore, të cilat në këtë familje janë në vazhdimësi prej disa kohësh. Xhevat Ibraj, zëdhënës i Policisë Rajonale të Pejës, ka thënë se rreth orës 11:25 policia në Deçan ka pranuar informa ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-04-08