Kryesore » 2012 » Prill » 16 » Situate e tensionuar në lagjen Radishan të Shkupit. Digjet në objekt i pronarit shqiptar
0:42 AM
Situate e tensionuar në lagjen Radishan të Shkupit. Digjet në objekt i pronarit shqiptar
Gjatë pasditës dhe në orët e vona ka vazhduar të jetë e tensionuar situata në lagjen e Radishanit. Rreth 20 të rinjë maqedonas vazhdojnë të mbajnë të bllokuar rrugën që conë drejtë fshatit të banuar me shqiptarë Luboten, ndërsa raportohet se i është vën flaka edhe një objekti të pronarit shqiptarë në këtë lagje. Familjet shqiptare që janë në numër të vogël në këtë lagje janë të shqetsuar për fatin e tyre dhe kërkojnë mbrojtje nga organet e rendit. Policia në një rast ka penguar të vijë edhe deri tek kontakti i drejtëpërdrejtë i një grupi tjetër të banorëve shqiptarë të lagjes Butel me ata maqedonas të Radishanit.Prania e Policisë në këtë pjesë të qytetit është evidente por shqiptarët e paktë që jetojnë në këto vendbanime kërkojnë mbrojtje dhe kanë frigë për fatin e tyre. Ndryshe tre nga pesë viktimat e vrasjes makabre që ndodhi të enjten në mbrëmje janë pikërishtë nga lagja Radishani e Shkupit. Bllokimi të rrugës në orët e vona ka pasur edhe në Dracevë me cka ishte pamundësuar lëvizija e qytetarëve shqiptarë të komunës Studenicanë por për momentin raportohet se policija ka debllokuar këtë rrugë
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 2.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus