Kryesore » 2012 » Prill » 16
Një gjykatë në Beograd ka dhënë masën e sigurisë prej 30 ditësh paraburgim për ish-luftëtarin e UÇK-së, Mark Kasneti, i akuzuar nga drejtësia serbe për krime lufte. Sipas mediave ballkanase, trupi gjykues nuk ka hezituar të pranojë kërkesën e akuzës, të ngritur nga prokurorë të prokurorisë së posaçme për krimet e luftës. Kasneti u arrestua ditën e shtunë në pikën kufitare të Merdares pasi konsiderohej përgjegjës për vrasjen e popullsisë serbe gjatë luftës së viteve 98 ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-04-16

Kosovarët lënë pas të gjithë personat që kanë probleme me drejtësinë, apo edhe shumë të kërkuarit, kur bëhet fjalë për pajisjen me pasaportë biometrike shqiptare me gjeneralitete të vjedhura. Statistikat e raportuara nga policia mbi rastet e shtetasve kosovarë që aplikojnë në Shqipëri për një pasaportë biometrike me qëllim lëvizjen e lirë në zonën "Schengen”, flasin për një numër të madh. Vetëm përgjatë vitit të kaluar numërohen 200 raste të tilla, për ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-04-16

Dialogu Serbi-Kosovë duhet të vijojë mbi kuadrin e paketës "Ahtisari”. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi në intervistën për gazetën Shekulli, analizon situatën e fundit prej së cilës disa konkluzione ndryshe po nxirren edhe për faktorin ndërkombëtar. Gjithsesi, sipas tij, ndihma e bashkësisë ndërkombëtare është domosdoshmëri edhe në të ardhmen.
 Z. Krasniqi çfarë po ndodh së fundmi në Kosovë? Është një problem i cili prej disa vitesh rishfa ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-04-16

Pavarësisht arrestimeve të fundit të qytetarëve dhe pjesëtareve të policisë, autoritetet e rendit thonë se nuk mund të flitet për mungesë të sigurisë në zonat përreth vendkalimeve kufitare me Serbinë. 
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani deklaroi për Radion Evropa e Lirë se policia, në bashkëpunim me forcat e KFOR-it, janë duke krijuar dhe ofruar siguri për qytetarët."Vija kufitare që lidh Kosovën më shtetin e Serbisë, është nën mbikëqyrjen dhe nën për ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-04-16

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka më shumë se një vit që ka bllokuar projektin për ndërtimin e linjës 400 kilovoltëshe të interkonjeksionit, e cila lidh Kosovën me Shqipërinë. Bllokimi i këtij projekti nga ana e kryeministrit Berisha, i ka siguruar shtetit të Serbisë monopol në importin e energjisë në Kosovë, pasi që për momentin Kosova të vetmen rrugë për import të energjisë ka fqinjin verior.Burime të gazetës "Zëri” bëjnë të ditur se në mars të vitit 2 ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-04-16

Daut Haradinaj thotë se duhet përdorur edhe forcën për zgjidhjen e çështjes së Veriut. E për këtë, sipas deputetit të AAK-së, Kushtetuta dhe e drejta ndërkombëtare është në anën e institucioneve të Kosovës.Në një intervistë për Express, Haradinaj flet edhe për raportet e partisë së tij me PDK-në. Thotë se do ta mbështesin Qeverinë në agjendat nacionale, derisa pohon se AAK-ja dhe PDK-ja nuk janë në armiqësi me njëra-tjetrën.Lidhur me mos përkrahjen e iniciativës së ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-04-16

Pavarësisht daljes publike të disa personave të armatosur në veri të vendit, se kinse janë të armatosur dhe janë të gatshëm që të mbrojnë "pragun e shtëpisë” në rast të ndonjë sulmi, organet e sigurisë në vend nuk kanë parë ndonjë person të armatosur, ndërsa bëjnë thirrje që qytetarët t’u shmangen veprimeve të tilla.
Zyrtarisht, forcat paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, nuk duan të komentojnë lidhur me publikimet në medie, ngase, siç thonë me kusht anonimiteti, deri ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-04-16

Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiç ka porositur liderin e opozitës, Tomislav Nikoliç, se marrëveshjet e arritura me Kosovën duhet të respektohen, në të kundërtën, Serbia mund të përballet me pasoja të rënda. "Beogradi duhet të respektojë marrëveshjet e arritura me Prishtinën, ka thënë Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiç.Deklaratat e Jeremiçit vijnë pas komenteve të bëra nga lideri i Partisë Progresive Serbe, Tomislav Nikolic, i cili kishte thënë se nëse ai vjen ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-04-16

Shefi i Shtatmadhorisë së Ushtrisë së Serbisë Lubisha Dikoviq ka deklaruar se prania e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës "në linjën administrative paraqet rrezik për sigurinë”. "Konsideroj se vetëm KFOR-i mund të garantojë sigurinë në Kosovë, dhe jo të ashtuquajturat organe të Kosovës”, ka thënë Dikoviq për "Politikën”, duke komentuar arrestimin e mëhershëm të dy pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga ana e xhandarmërisë serbe në rajonin e Merdares.Dikoviq ka thënë se p ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-04-16

Prindërit e Diana Kastratit, e cila është vrarë para një viti në Prishtinë, do t’i drejtohen kësaj të marte Gjykatës Kushtetuese me qëllimin që rasti i vajzës së tyre të mos i ndodhë më asnjë familjeje tjetër kosovare. Ata duan të konstatojnë nëpërmjet Gjykatës Kushtetuese nëse sistemi i drejtësisë në vend ka funksionuar te rasti i vajzës së tyre, dhe nëse jo, kush është përgjegjës për këtë mosfunksionim, shkruan sot "Koha Di ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-04-16

Me dhjetëra mjekë janë larguar nga Kosova vetëm gjatë vitit të shkuar, në kërkim të një vendi të punës dhe pagë më të mirë. Kushtet e mira që po ofron Gjermania për mjekët e rinj kosovarë, duke njohur diplomat e Fakultetit të Mjekësisë dhe praktikën e kryer brenda vendit, si dhe duke ofruar pagë, ushqim dhe strehim për ta që nga dita e parë, po tërheqin gjithnjë e më shumë mjekët drejt migrimit atje. E sindikatat e mjekëve po paralajmërojnë krizë kuadrosh në Kosovë, v ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-04-16

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi është shprehur i habitur se si Grupi Parlamentar i PDK-së ka marrë iniciativë për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme për veriun e Kosovës.
Në një intervistë për "Epokën e Re”, Selimi ka thënë se Kushtetuta e Kosovës ia mundëson kryeministrit Hashim Thaçi të thërrasë një seancë të tillë pas pasur nevojë për mbledhjen e nënshkrimeve të deputetëve."Më habit fakti se si partitë në pushtet mbledh nënshkrime ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-04-16

Gjatë pasditës dhe në orët e vona ka vazhduar të jetë e tensionuar situata në lagjen e Radishanit. Rreth 20 të rinjë maqedonas vazhdojnë të mbajnë të bllokuar rrugën që conë drejtë fshatit të banuar me shqiptarë Luboten, ndërsa raportohet se i është vën flaka edhe një objekti të pronarit shqiptarë në këtë lagje. Familjet shqiptare që janë në numër të vogël në këtë lagje janë të shqetsuar për fatin e tyre dhe kërkojnë mbrojtje nga organet e rendit. Policia në një rast ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-04-16

Ndonëse ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi ka paralajmëruar se nuk do t’i japë llogari Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri në lidhje me situatën në veri, kryetari i këtij Komisioni, Ahmet Isufi ka thënë se Rexhepi e ka obligim kushtetues të raportojë. 
Isufi thekson se nëse Rexhepi heziton të raportojë para Komisionit, atëherë ky komision do t’i kërkojë Kuvendit llogari ndaj ministrit Rexhepi. "Ne besojmë që ministri i di se cilat janë obli ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-04-15