Kryesore » 2012 » Dhjetor » 15 » S’i besojnë Thaçit për EULEX
2:05 PM
S’i besojnë Thaçit për EULEX
Ndonëse kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, të mërkurën e ka mbështetur iniciativën e Grupit parlamentar të PDK-së, vetëm dy ditë pas paraburgosjes së nënkryetarit të partisë më të madhe në vend, Fatmir Limajt, partitë opozitare dhe analistët politikë thonë se këto janë pallavra të kryeministrit dhe s’ka asgjë serioze në këtë drejtim. Megjithatë, sipas tyre, edhe po të ishte serioze ajo inciativë nuk do të përkrahej nga opozita. 
Shefi i Grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, ka thënë se pas ngjarjeve që ka ndodhur në nivel të vendit, konkretisht pas paraburgosje së Fatmir Limjat, ne kemi vlerësuar se është bërë jashtë procedurave të rregullta.
"Prandaj, ne kemi konstatuar se askush nuk është mbi ligjin. Ligji vlen për të gjithë, prandaj edhe EULEX-i duhet t’u përmbahet rregullave. Kjo na ka shtyrë që të vlerësojmë dhe kërkojmë që të ketë iniciativë për rishikim të mandatit të EULEX-it”, ka thënë Grabovci. Ai ka thënë se PDK është në fazën e konsultimeve. "Aktualisht jemi në fazën e konsultimeve dhe do të shohim për një koordinim të mundshëm edhe më grupet tjera parlamentare dhe të merret vendimi për një iniciativë”, ka thënë Grabovci.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus