Kryesore » 2012 » Dhjetor » 15
Paralajmërimet e Bankës Qendrore Evropiane se gjendja ekonomike e vendeve të eurozonës do të vazhdojë të dobësohet vitin e ardhshëm dhe të mos e rimarrë veten deri në fillim të vitit 2014, ngrit shqetësim edhe në Kosovë. Banka Qendrore vlerësoi se ekonomia e eurozonës ka gjasa të tkurret me rreth 0.5 për qind këtë vit dhe ndoshta edhe 0.3 për qind në vitin 2013, para se të rifillojë rritjen me 1.2 për qind në vitin 2014Ekspertë të çështjeve ekonomike vlerësoj ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-12-15

Loja shpërblyese "Thirrja e Artë” vazhdoi të transmetohet anipse Administrata Tatimore e Kosovës ka urdhëruar ndërprerjen e saj pasi që, thotë ajo, "ligji i ri për lojrat e fatit e ndalon këtë veprimtari”. Këtë javë janë bërë dy gjoba ndaj kësaj loje. ATK thotë se nëse e vazhdohet me organizimin e lojës, do t’i merret edhe leja e biznesit. Organizatorët e Thirrjes së Artë thonë se janë duke vepruar në bazë të ligjit. Show televiziv "Thirrja e Artë” ka vazhdu ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-12-15

Autoritetet gjyqësore serbe kanë shqiptuar dënimin prej 40 viteve për Refik. Z (26 vjeç) nga fshati Miratoc i Preshevës për vrasjen para dy viteve të fëmijës gjashtë vjeçar Nijazi Ibrahimi.Vrasja ka ndodhur para dy viteve në afërsi të shtëpisë së fëmijës viktimë, kur vrasësi tashmë i dënuar kishte mashtruar 6 vjeçarin duke e dërguar në një fermë dhe duke e masakruar.
Pas kryerjes së vrasjes, vrasësi ka mbuluar ate me një qese dhe me një derë sipër. Ai menjëh ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-12-15

Diaspora i kërkon llogari Bukoshit.Prokuroria e Shqipërisë të hetojë "Dardania Bankën”, është kërkesa që ia ka drejtuar Prokurorisë së Shqipërisë të premten, një grup shqiptarësh nga Diaspora që kishin përgjegjësi për mbledhjen e fondeve në emër të republikës. Me këtë kërkesë për prokurorinë shqiptare mund të jenë objekt hetimi ish kryeministri Bujar Bukoshi, ish ministër i Financave Isa Mustafa dhe të tjerë.
"Një grup i themeluesve të Fondit të Republikës së Kosovë ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-12-15

Parregullsitë e konstatuara në raportimin e financave nga menaxhmenti i RTK-së, bënë që në Kuvendin e Kosovës të mos miratohen dy raporte pune të vitit 2010 dhe vitit 2011. Bëhet fjalë për Raportin e financave dhe Raportin e punës për vitin e kaluar. Ndonëse këto dy raporte do të ishte dashur të miratohen në tremujorin e parë, ato nuk po arrijnë të miratohen as në fund të këtij viti. Raporti i financiar i RTK-së është mbajtur peng nga vërejtjet e Komisionit të Buxhetit d ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-12-15

"U tmerrova, shpëtova mirë, u fsheha në një dhomë të vogël brenda në shkollë". Ky është rrëfimi i vajzës 9-vjeçare, Venesa Bajraliu, i treguar nëpërmjet vëllait të saj, në lidhje me masakrën e djeshme në SHBA, ku u vranë 20 fëmijë. Dhjetra persona humbën jetën në një shkollë fillore në Konektikat, pasi një i ri 24- vjeçar qëlloi me breshëri mbi nxënësit e shkollës ku mamaja e tij (edhe ajo viktimë) jepte mësim.
Mërgim Bajraliu është 17 vjeç dhe është nxënës po në a ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-12-15

Lidhja Demokratike do të punojë me partitë e qendrës së djathtë për të promovuar programin e vet politik dhe ekonomik dhe për t’u kyçur sa më shpejt në familjen e shteteve të Bashkimit Evropian, tha sot në një konferencë për media kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa."Ne konsiderojmë se duhet të bëhet shumë më tepër për të përmbushur reformën e administratës publike, për të forcuar shtetin ligjor dhe për të bërë progres domethënës në liritë dhe të drejt ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-12-15

Ndonëse kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, të mërkurën e ka mbështetur iniciativën e Grupit parlamentar të PDK-së, vetëm dy ditë pas paraburgosjes së nënkryetarit të partisë më të madhe në vend, Fatmir Limajt, partitë opozitare dhe analistët politikë thonë se këto janë pallavra të kryeministrit dhe s’ka asgjë serioze në këtë drejtim. Megjithatë, sipas tyre, edhe po të ishte serioze ajo inciativë nuk do të përkrahej nga opozita. 
Shefi i Grup ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-12-15

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë të Kosovës ka reaguar të premten lidhur me mënyrën e aprovimit të Ligjit për shëndetësi nga ana e një numri deputetësh. "Ne si organizatë sindikaliste, me kohë e kemi ngritur zërin lidhur me pasojat për popullatën e Kosovës që do t’i sjellë ky ligj, por si duket ata që kanë votuar, më së paku kanë menduar për popullin, e më shumë për kalkulime të mbrapshta politike”, thuhet në reagimin e kësaj feder ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-12-15

Spanja nuk e pranon pavarësinë e njëanshme të Kosovës dhe ky qëndrim i saj nuk do të ndryshojë, ka thënë Fransisco de Migel Alvares, këshilltar i lartë në Ambasadën e Spanjës në Beograd. "Spanja nuk e njeh ekzistencën e shtetit të vetëshpallur të Kosovës me kryeqytet Prishtinën”, ka thënë ai për mediat serbe.
Megjithatë, Alvares ka deklaruar se Spanja, si shtet i Bashkimit Evropian, pranon të shqyrtojë marrëveshje të caktuara me Kosovën, të cilat duhet të kenë qasje neutral ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-12-15

Nuk ka përgjigje nëse Fatmir Limaj do të mbrohet në liri. Kanë mbetur edhe një javë që Limaj dhe tre bashkëluftëtarët e tij të mbushin plot një muaj në paraburgim. Megjithëse kjo u kundërshtua nga pala mbrojtëse, Limaj dhe të tjerët mbesin në paraburgim edhe pas kërkesës për ligjshmëri drejtuar Gjykatës Supreme. Kërkesa e adresuar në Supreme dy javë më parë nga Tahir Rrecaj, avokati i Fatmir Limajt, ka kontestuar vendimin e marrë nga kjo gjykatë për ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-12-15

Ryan Lanza, një 24 vjeçar, djali i njërës prej mësueseve në shkollën katërvjeçare fillore Sandy Hook në qytetin Newtown, është identifikuar si sulmuesi i cili ka hyrë në shkollë dhe ka vrarë 18 fëmijë, shtatë të rritur, kurse në fund edhe veten. Sipas gazetës New York Times, ai së pari ka vrarë nënën e tij, mësueses në këtë shkollë, kurse pastaj 18 nxënës të klasës së saj dhe në fund edhe shtatë persona të rritur, para se të ekzeku ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-12-15