Kryesore » 2012 » Gusht » 12 » Rritet numri i të rinjve të papunësuar
2:46 PM
Rritet numri i të rinjve të papunësuar
Më shumë 55 për qind e të rinjve e pritën Ditën Ndërkombëtare të Rinisë si të pa punë. Ky numër çdo ditë e më shumë është në rritje.Me rastin e 12 gushtit, Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizoi një tryezë të rrumbullakët, ku u prezantua Strategjia Kosovare për Rini 2013-2017, e cila parasheh mundësi më të mira për të rinjtë në punësim, edukim, shëndet dhe fusha të tjera.Me këtë rast, drejtori i Departamentit të Rinisë, Xhevat Bajrami, tha se rreth 42 për qind e të rinjve me moshë nga 15 deri në 24 vjeç llogariten si të pa punë, kurse nëse rritet mosha deri në 30 vjeç, atëherë kjo përqindje e të papunëve arrin deri në 58 për qind.Studenti i Universitetin e Prishtinës, Burim Rrustemi tha për "Kosovapress” se brengë e studentëve janë bursat dhe mundësia për punë me honorarë."Ky hallë është i imi, por edhe i gjithë të rinjve të tjerë, sepse ka mungesë të financave në familje. Nëse në një familje ekzistojnë tre studentë, është vështirë të përballohet shkollimi i tyre. Për këtë arsye duhet të ketë një strategji për punësime me honorarë, sikurse në vendet evropiane”, ka thënë Rrustemi.

Qëndrese Jashanica, studente në Universitetin e Prishtinës, mendon se në këtë Strategji po shihet janë përfshirë të gjitha problemet që e preokupojnë rininë e Kosovës.

"Nëse arrit të zbatohet vetëm 50 për qind e asaj që u tha, do të ketë kushte më të mira për të rinjtë”, tha ajo. .

Strategjia, e cila parasheh edukimin e të rinjve, shëndetin, punësimin e shumë fusha të tjera, nga të pranishmit u vlerësua si e kompletuar, megjithatë sipas tyre mbetet të shihet se sa do të implementohet ajo
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus