Kryesore » 2012 » Gusht » 12
Më shumë 55 për qind e të rinjve e pritën Ditën Ndërkombëtare të Rinisë si të pa punë. Ky numër çdo ditë e më shumë është në rritje.Me rastin e 12 gushtit, Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizoi një tryezë të rrumbullakët, ku u prezantua Strategjia Kosovare për Rini 2013-2017, e cila parasheh mundësi më të mira për të rinjtë në punësim, edukim, shëndet dhe fusha të tjera.Me këtë rast, drejtori i Departame ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-08-12

Ministria e Infrastrukturës në mungesë të ofertave ka anuluar tenderin për këshilltarin e transaksionit të "Rrugës 6", autostradës që pritet të lidhë Prishtinën me Hanin e Elezit. Asnjë kompani ndërkombëtare nuk ka shprehur interesimin që të dorëzojë aplikacionin për tenderin e këshilltarit të transaksionit të "Rrugës 6", Prishtinë-Han i Elezit, edhe pse shpallja e Ministrisë së Infrastrukturës ishte bërë edhe në media të huaja, njofton sot Koha Ditore. ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-08-12

Autoritetet e rendit kanë kapacitete të limituara për ta kontrolluar veriun e Kosovës, andaj kontrabanda dhe krimi i organizuar në atë pjesë mbesin shqetësim për institucionet e vendit.Aktualisht, në brezin kufitar në veri të Kosovës, qëndron Polica e Kosovës, Doganat e Kosovës, policia e EULEX-it dhe KFOR-i.Bajram Rexhepi, ministër i Punëve të Brendshme, thotë për Radion Evropa e Lirë se KFOR-i dhe EULEX-i e kanë përgjegjësinë më të madhe për të kontrolluar k ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-08-12

Prishja e aparatit të Koronarografisë në QKUK detyron mjekët që pacientët t’i drejtojnë në klinikat private. Tenderi për rregullimin e aparaturës zvarritet për më shumë se 2 muaj. Ministri Ferid Agani thotë se shumë shpejtë aparati do të jetë në shërbim të pacientëve.Koronorografija dhe stendimet tash e pesë muaj nuk kryhen në Qendrën Klinike Universitare. E gjithë kjo si pasojë e prishjes së aparatit të Koronarografisë. Shefi i njësisë koronare, Basri Sejdiu tha se brenda ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-08-12

Pothuajse sa herë që përballen me dështim në sektorin e tyre, ministra të caktuar të Qeverisë së Kosovës gjejnë "fajtorin”, i cili asnjëherë nuk buron te ta apo dikasteret që i drejtojnë.Në të shumtën e rasteve kur flasin për veriun e vendit, dështimin për të vendosur rend dhe ligj në këtë zonë për dy mandate rresht, qeveritarët e vendit ia atribuojnë bashkësisë ndërkombëtare, Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX), apo pjesëtarëve ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-08-12

Burgosja e më pas lirimi i tyre si të pafajshëm, po i kushton miliona euro buxhetit të Kosovës. Secili person që ka qëndruar në burg, e nuk është shpallur fajtor, ka të drejtë kompensimi. Një natë e kaluar në burg kompensohet me 13 euro. Për gati tri vjet janë dhënë gjysmë milioni euro për kompensime të të burgosurve. Jo të gjithë janë si Hashim Rexhepi. Ish-guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës refuzoi t’i marrë 15 mijë euro që i takonin si dëmshpërblim për kohën q ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-08-12

Lëvizja "Vetëvendosje!” është duke pritur përgjigje në shkresën që ua ka dërguar tri javë më parë krerëve të dy subjekteve të tjera opozitare, LDK-së e AAK-së, për një takim ku do të koordinoheshin veprimet për të kundërshtuar dialogun politik të paralajmëruar me Serbinë, si dhe privatizimin e disa ndërmarrjeve publike. Koordinimi i veprimeve do të nënkuptonte aktivitete për ta rrëzuar Qeverinë.Visar Ymeri, shef i Grupit parlamentar të "Vetëvendosjes!”, ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-08-12