Kryesore » 2012 » Dhjetor » 15 » Prokuroria e Shqipërisë të hetojë “Dardania Bankën”
2:55 PM
Prokuroria e Shqipërisë të hetojë “Dardania Bankën”
Diaspora i kërkon llogari Bukoshit.Prokuroria e Shqipërisë të hetojë "Dardania Bankën”, është kërkesa që ia ka drejtuar Prokurorisë së Shqipërisë të premten, një grup shqiptarësh nga Diaspora që kishin përgjegjësi për mbledhjen e fondeve në emër të republikës. Me këtë kërkesë për prokurorinë shqiptare mund të jenë objekt hetimi ish kryeministri Bujar Bukoshi, ish ministër i Financave Isa Mustafa dhe të tjerë.
"Një grup i themeluesve të Fondit të Republikës së Kosovës në Gjermani, sot më 14.12.2012, ju drejtuan kryeprokurorit të Republikës së Shqipërisë z Adriatik LLALLA, me një letër, ku veç tjerave thuhet me sa vijon:Besojmë se jeni të informuar se mërgata kosovare në vitet e 90-ta në Evropën perëndimore, SHBA dhe Australi, kishte themeluar fondet e para legale për t’i dalë sado pak në ndihmë popullatës, institucioneve të Republikës së Kosovës si dhe luftës çlirimtare për liri dhe pavarësi.....
Kohë më parë ish shefi i Shërbimit Informativ të Shqipërisë, Fatos Klosi ka deklaruar se kur ai e mori detyrën e gjeti një kasafortë me para, një pjesë e të cilave ende nuk ishte shpenzuar nga ky shërbim, dhe që i ishin dhënë nga ish kryeministri i Qeverisë së Kosovës në ekzil, Bujar Bukoshi. Ai tha se e di shifrën e saktë, por nuk është me rëndësi shifra, por fenomeni. "Unë e di se sa para kishin mbetur pa u harxhuar se i gjeta aty, por e di edhe sa ishin harxhuar”, pat thënë Klosi.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus