Kryesore » 2012 » Maj » 17 » Ngjarja në komunën e Klinës, AKSH nuk vepron në Kosovë dhe Shqipëri
8:30 PM
Ngjarja në komunën e Klinës, AKSH nuk vepron në Kosovë dhe Shqipëri
Armata Kombëtare Shqiptare nëpërmjet një deklarate për shtyp ka shprehur shqetësimin në lidhje me ngjarjet e fundit që po ndodhin në Kosovën Historike, të cilat sipas tyre janë shkaktuar nga serbët dhe bashkëpunëtorët e tyre. "Veçanërisht jemi të shokuar nga lajmi që u dha dje nga KTV-ja, se në Komunën e Klinës, tek disa familje serbe janë gjetur afishe me përmbajtje tejet jo të njerëzishme dhe të dëmshme për AKSH-në dhe për Kosovën në përgjithësi. Në ato afishe ka pasur fjalë kërcënuese se ata duhet të ikin nga Kosova...!. Çka është edhe më keq ai veprim është bërë në emër të njësisë së AKSH-së", thuhet në kete njoftim.

AKSH është distancuar nga kryerja e këtyre akteve duke nënvizuar se ajo nuk vepron në Kosovë dhe Shqipëri.


Sipas AKSH-së këtë veprim të atyre që e kanë bërë këtë veprim në emër të AKSH-së së vërtetë e cilësojmë dhe e vlerësojmë si akt qyqar "duke u fshehur pas dimive të grave”. Ai veprim nuk ka të bëjë asgjë me politikën dhe me strategjinë e AKSH-së së Vërtetë.


"Kjo mënyrë e veprimit e kujtdo qoftë duhet të jetë e organizuar nga qarqet e errëta sllavogreke, e gatuar në kuzhinat serbe, për qëllime që vetëm ata e dinë. Kushdo që është prapa këtyre veprimeve, ai është një shkurt pamës, është me vizion miopë, dhe si e tillë nuk ka asgjë të përbashkët me AKSH-në e vërtetë, madje kjo mënyrë nuk i kontribuon atdheut dhe çështjes së përbashkët kombëtare shqiptare" vijon më tej njoftimi.



Veprimet e tilla të grupeve të ndryshme të interesit sipas AKSH, nuk janë të rastësishme dhe spontane, pas tyre gjendet dora tradhtare që punon në një skenar perfid dhe sekret.

AKSH-ja shprehet se nuk është kundër komunitetit – pakicës serbe e cila jeton dhe vepron në Republikën e Kosovës, ne për çdo ditë i takojmë ata dhe bisedojmë me ata, ata janë të lirë të punojnë, të veprojnë në harmoni me ligjet e Kosovës ashtu si çdo shqiptar i Kosovës. Ata asnjëherë e as sot nuk do të jenë të kërcënuar siç janë kërcënuar dje nga AKSH-ja dhe njerëzit e saj. Kemi thënë përveç tjerash se AKSH-ja e vërtetë nuk vepron në Kosovë dhe në Shqipëri, atij vendimi ne i përmbahemi, rigorozisht.


"Prandaj juve zonja e zotërinj të SHPK-së, FSK-së, EULEX, KFOR, si edhe qytetarëve të thjesht ju bëjmë thirrje që të na ndihmoni ashtu që ata ti kapim dhe ndaj tyre të merren masat përkatëse, në mënyrë që të zbardhen veprimet e jashtëligjshme të tyre. Mallkuar qofshin të gjithë ata që në emër të AKSH-së së vërtetë, strukturës së vetme atdhetare, bëjnë veprime jashtëligjshme dhe cilësohen si veprime terroriste. Me këto veprime ata, shqiptarët i paraqesin me një imazh të ligë në Evropë dhe në botë" thuhet në deklaratë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 2.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus