Kryesore » 2012 » Maj » 17
Letra kërcënuese me pluhur të zi kanë arritur në Ambasadën e Farncës dhe në Komisionet e Larta të Britanisë dhe Australisë në Pakistan.Letrat pretendojnë se kanë pluhur helmues, ndërsa kërcënojnë për sasi më të mëdha nëse Pakistani heq bllokadën për furnizimet e NATO-s për trupat në Afganistan.Mostrat e pluhurit thuhet se janë dërguar në laboratorë për analiza.
Shefi i policisë në Islamabad, Bani Amin, ka konfirmuar se ambasadat kanë marrë paketa të vogla të mb ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-05-17

Armata Kombëtare Shqiptare nëpërmjet një deklarate për shtyp ka shprehur shqetësimin në lidhje me ngjarjet e fundit që po ndodhin në Kosovën Historike, të cilat sipas tyre janë shkaktuar nga serbët dhe bashkëpunëtorët e tyre. "Veçanërisht jemi të shokuar nga lajmi që u dha dje nga KTV-ja, se në Komunën e Klinës, tek disa familje serbe janë gjetur afishe me përmbajtje tejet jo të njerëzishme dhe të dëmshme për AKSH-në dhe për Kosovën në përgjithësi. Në ato afishe ka p ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-05-17

Janë arrestuar tre pjesëtarë të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, që konsiderohet si një prej shtyllave më të forta të forcave të rendit, si të dyshuar për rastin e shpërthimit në lagjen "Dardania” në Prishtinë, saktësisht të lokalit "Sekiraça”, që ishte pronë e të shumë kërkuarit Enver Sekiraça. Ky shpërthim ka ndodhur në shtator 2008, një vit pasi me 30 gusht 2007 në Prishtinë u vra Triumf Riza, edhe ai pjesëtar i Njësitit Special të Polici ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-05-17

Protestuesit serbë kanë sulmuar të enjten gazetarët shqiptarë të cilët po raportonin në lidhje me një protestë. Gazetari i Agjencisë së Lajmeve Kosovapress dhe i të përditshmes Koha Ditore janë sulmuar nga një grup huliganësh serbë, duke u penguar në kryerjen e detyrës së tyre.Sipas RTK, në lidhje me këtë rast ka reaguar edhe Shoqata e Gazetarëve të Mitrovicës e cila dënon ashpër sulmin e ekstremistëve serbë ndaj gazetarëve Alidin Damati dhe Musa Mustafa, anëtarë ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-05-17

Lidhja Demokratike e Kosovës i ka bërë thirrje qytetarëve që të denoncojnë veprat kriminale dhe të kontribuojnë në zbardhjen e krimeve të rënda. Sipas LDK-së nuk mund të ketë shoqëri të lirë as shtet ligjor në Kosovë përderisa nuk parandalohet e nuk dënohet krimi. ”Deri më sot nuk janë zbuluar e ndëshkuar ekzekutuesit e krimeve të rënda, të vrasjeve e të tentim-vrasjeve të shumë atdhetarëve e drejtuesve të lartë të Lidhjes Demokrati ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-05-17

Fidan Shabi, Arian Lluka e Memli Pajaziti dyshohen se qëndrojnë prapa sulmit me bombë që la të vdekur tregtarin e metaleve të çmueshme Salih Kastratin nga Peja. Fidan Shabi, tashmë i vdekur, dhe Arian Lluka e Memli Pajaziti, të cilët ndodhen në paraburgim, janë zbuluar nga hetuesia se kanë kryer këtë shpërthim. 
"Dyshimet janë të forta se i ndjeri Fidan Shabi, Arian Lluka dhe Memli Pajaziti nga rajoni i Gjakovës janë të përfshirë në shpërthimin që k ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-05-17

Për katër muajt e parë të këtij viti, 84 policë janë duke u hetuar nga Inspektorati i Policisë së Kosovës. Ata dyshohen për vepra të ndryshme si keqtrajtim të qytetarëve, vjedhje, krim të organizuar, falsifikim apo dhunë në familje. Në një rast, ky mekanizëm i brendshëm i policisë ka arrestuar një polic si të dyshuar për trafikim me njerëz dhe prostitucion.
Një polic i Kosovës në Ferizaj është arrestuar si i dyshuar për trafikim me njerëz dhe mundësi prost ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-05-17

Ymer Halimi, për 35 vite ka punuar si profesor në UP, përkatësisht në Fakultetin e Mjekësisë. Ai i kishte shkruar disa herë rektorit Mujë Rugova dhe ka kërkuar disa herë nga senati që t’i bëhej thirrje akademike, mirëpo një gjë e tillë asnjëherë nuk ka ndodhur.Kërkesa e tij është refuzuar, kinse se nuk është praktikuar tejkalimi i thirrjeve akademike edhe pse ligji nuk e përcakton si ndalesë. Mirëpo, ku është arsyeja që Halimit i është refuzuar kërkesa e tij për thi ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-05-17

Dënimi me tre vjet burg nuk i është bërë pengesë Xhabir Zharkut që me aeroplan nga Prishtina të dalë nga Kosova. Ish-kryetari i Komunës së Kaçanikut, të cilit para dhjetë ditësh Gjykata Supreme e Kosovës ia ka konfirmuar dënimin për vepër penale të detyrimit, ka udhëtuar të shtunën për në Suedi, bën të ditur "Koha Ditore”. Zharku që ka shtetësi edhe suedeze, ka udhëtuar në Skandinavi pa asnjë problem.
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-05-17