Kryesore » 2012 » Mars » 19 » Krasniqi, kundër fusnotës: Rezerva për dialogun
11:59 AM
Krasniqi, kundër fusnotës: Rezerva për dialogun
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka thënë se në asnjë variant nuk duhej të pranohej fusnota kështu siç është pranuar.Në një intervistë për "Epokën e Re”, Krasniqi ka thënë se po të kishte biseduar klasa politike për këtë çështje, Kosova do te kishte një zgjidhje më të mirë.Sipas tij, ekipi dialogues i Kosovës nuk i ka kapacitetet e mjaftueshme për ta udhëhequr këtë dialog."Kam pasur edhe kam rezervat e mia se në këtë dialog kemi hyrë të papërgatitur si duhet, pa i planifikuar çështjet që dëshirojmë t’i bisedojmë. Në këtë dialog kemi dërguar një ekip që ka treguar se nuk i ka njohur teknikat e dialogimit. Delegacioni i Kosovës duhet ta ndryshojë qasjen ose të ndryshohet i tëri”, është shprehur Krasniqi.
Duke folur për veriun, Krasniqi ka thënë se Pakoja e Ahtisaarit e arritur në bisedimet e Vjenës është dokument kompromisi. "Çdo dalje përtej kësaj pakoje rrezikon pakon në tërësi”, është shprehur Krasniqi.Në këtë kontekst, ai u ka bërë thirrje liderëve politikë të kenë një komunikim ndryshe për veriun.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus