Kryesore » 2012 » Mars » 19
Kreu i Komunës së Bujanocit Shaip Kamberi kërkon ndihmën e Prishtinës dhe TiranësKryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi kërkon që çështja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës të zgjidhet në korrelacion me atë të serbëve të veriut, dhe për këtë çështje ai kërkon ndihmën e Prishtinës dhe Tiranës.Nëse ndërmjet shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe serbëve në veri të Kosovës, krijohen standarde të dyfishta, Kamberi thotë se konfliktet dhe trazirat në Ball ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-03-19

Autoritetet komunale të Mitrovicës kërkojnë nga strukturat e sigurisë që të shtojnë presionin për largimin e barrikadave që ende qëndrojnë në rrugët veriut të vendit. Të takimin e rregullt të Komitetit për vlerësimin e sigurisë u tha se situata në veri mbetet e pandryshueshme. Barrikadat janë duke e mbajtur gjendjen të tensionuar dhe se ato janë duke krijuar probleme të mëdha për lëvizje të qytetarëve. Nga organet e sigurisë u kërkua që të shtojnë presionin li ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-03-19

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka thënë se në asnjë variant nuk duhej të pranohej fusnota kështu siç është pranuar.Në një intervistë për "Epokën e Re”, Krasniqi ka thënë se po të kishte biseduar klasa politike për këtë çështje, Kosova do te kishte një zgjidhje më të mirë.Sipas tij, ekipi dialogues i Kosovës nuk i ka kapacitetet e mjaftueshme për ta udhëhequr këtë dialog."Kam pasur edhe kam rezervat e mia se në këtë dialog kemi hyrë të papërgat ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-03-19

Riza Salihu i kundërpërgjigjet Ibrahim Kelmendit, lidhur me vrasjen e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës. Të gjitha akuzat në drejtim të tij, ai i quan gënjeshtra. Për këtë arsye, Salihu paralajmëron se të zezat e Kelmendit do t’i nxjerrë në lëndinë.Riza Salihu ka kundërshtuar ashpër akuzat publike që në drejtim të tij ka hedhur Ibrahim Kelmendi, sipas të cilit, është një nga vrasësit e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës.Para rreth njëzetë vitesh (më 1992 ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-03-19

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se nuk ka kurrfarë negociatash mes atij dhe Kryeministrit Hashim Thaçi lidhur me çështjen e veriut.Sipas tij, nuk ka dhe nuk do të ketë kompromis dhe as një zgjidhje tjetër përveç atyre që parashikon Plani i Ahtisaarit dhe Kushtetuta e vendit.
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-03-19

Një djal 23 vjeçarë është rëndë i plagosur, pasi pas urdhërave të një ushtari izrael, i është hedhur një qen ushtarak i cili e ka kafshuar në mënyrë ekstreme në gjith trupin, transmeton Shqipmedia.Sipas medieve që e kan transmetuar inçizimin, tortura rreth djalit ka zgjatur 10 minuta, derisa ushtarët e kan parë si bërtet nga dhimbja. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kafr Kadum në Gaza, ku një grup i madh të rinjë kanë protestuar kundër ndërtimit të lagjeve hebreje. ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-03-19