Kryesore » 2012 » Maj » 18 » Gati 36 fletarreste për demoluesit e pikës statike në veri
4:17 PM
Gati 36 fletarreste për demoluesit e pikës statike në veri
Arrestimi i Jovica Milkoviqit nga Policia e Kosovës një ditë më parë ka qenë arsye e një numri serbësh të veriut të Mitrovicës që të protestojnë edhe sot. Ndërkaq korrespondenti i "Kohës Ditore” në Mitrovicë merr vesh se Policia e Kosovë në bashkëpunim me prokurorin e Qarkut të Mitrovicës kanë përgatitur edhe 36 fletarrestime për personat që kanë marr pjesë në demolimin e pikës statike të policisë së Kosovë, një muaj më parë.Rreth 400 serbë kanë protestuar të premten rreth mesditës në sheshin ‘Shumadija’ në veri të Mitrovicës, si reagim ndaj arrestimit të djeshëm nga policia e Kosovës të një serbi.Vlladimir Rakiq, nga Këshilli Nacional serb (SNV), ka thënë se Jovicën e kanë arrestuar njësitë paramilitare, të cilat serbët e Kosovës nuk i njohin. Sipas tij, ata këtë e kanë dëshmuar edhe në referendumin e mbajtur më 15 shkurt. "Ndërprejmë të gjitha kontaktet me misionet ndërkombëtare, për shkak të indiferencës së tyre ndaj arrestimeve të fundit të serbëve”, ka thënë Rakiq. Ndërsa Branisllav Shpadier ka apeluar tek organet e UNMIK-ut që të ushtrojë autoritetin dhe trysninë e tij tek organet kompetente për, siç u shpreh ai, ndërprerjen e gjuetisë që po ndodhë ndaj serbëve. Ai theksoi se arrestimi i Jovica Milkoviqit do të ndikojë në shpërnguljen e banorëve serbë nga fshati Suhodoll.

Qytetarët serbë të veriut të Mitrovicës nuk iu kanë përgjigjur apelit të strukturave të paligjshme në veri për protestë. Në fillim të protestës ishin vetëm rreth 40 persona, por pas aktivizimit të alarmit protestës iu kanë bashkuar rreth 400 veta. Për këtë shkak protesta ka zgjatur vetëm 20 minuta, ndonëse ishte paraparë të zgjaste një orë.

Korrespondenti i "Kohës Ditore” thirret në burime nga Policia e Kosovës, sipas të cilave arrestimi i djeshëm i Milkoviqit është vetëm fillimi i një aksioni për kapjen e huliganëve të cilët dëmtojnë pasurin shtetërore të Kosovës. "Së shpejti do të lëshojmë fletarrestet për 36 persona”, ka thënë burimi policor.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, në lidhje me identifikimin e 36 personave të cilët kanë marr pjesë në demolimin e kontejnerit të policisë në veri, policia është duke punuar si në çdo vepër tjetër kriminale.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus