Kryesore » 2012 » Maj » 18
Tërë procesi evropian i Kosovës nuk është për BE-në, por është për ta bërë Kosovën evropiane dhe kjo është ajo që ne dëshirojmë të bëjmë, kjo është ajo që jemi duke bërë së bashku. Kështu ka thënë sot përfaqësuesi special i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar. Ndërsa, ministrja për Integrime Evropiane, Vlora Çitaku, ka pohuar se nuk mund të hyjmë në BE duke mbajtur fjalime të mira, por duke i bërë reformat që janë të nevojshme për t’u bërë.
Përfaqësuesi Special i BE- ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-05-18

Kompanitë që janë angazhuar si Këshilltarë të Transaksionit në procesin e shitjes së Postë-Telekomit të Kosovës nuk kanë kallëzuar se përse kanë zgjedhur të mbajnë Konferencat e Investitorëve në Londër e Stamboll. Ministria e Zhvillimit Ekonomik pohon se përzgjedhja është bërë duke u bazuar në rekomandimet e Këshilltarëve të Transaksionit. Shkëlqesia e tij Besim Beqaj do të mbajë gjatë këtij muaji fjalime në Londër e Stamboll. Duke iu referuar kështu ministrit të Zhvil ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-05-18

Organizata e quajtur "Lëvizja e lirisë” e ka marrë përsipër sulmin ndaj policisë serbe në Dobrosin të Bujanocit, nëpërmjet një komunikate të lëshuar sot për media. "Në natën e ditës së Enjte më 17.05.2012 në ora 01:45 është kryer aksioni. Aksioni kishte të bënte në goditjen e postës policore, e cila gjendet në fshatin Dobrosin, komuna e Bujanocit. Operacionin e kreu Njësia shqiponjat, të Gardës Gjergj Kastriotit –Skënderbeu, të Lëvizje së Lirisë. Efektivët, që kryen ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-05-18

Arrestimi i Jovica Milkoviqit nga Policia e Kosovës një ditë më parë ka qenë arsye e një numri serbësh të veriut të Mitrovicës që të protestojnë edhe sot. Ndërkaq korrespondenti i "Kohës Ditore” në Mitrovicë merr vesh se Policia e Kosovë në bashkëpunim me prokurorin e Qarkut të Mitrovicës kanë përgatitur edhe 36 fletarrestime për personat që kanë marr pjesë në demolimin e pikës statike të policisë së Kosovë, një muaj më parë.Rreth 400 serbë kanë protestuar ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-05-18

Prej 1 qershorit, qytetarët e Luginës së Preshevës, por edhe të tjerët, për të hyrë në Kosovë do të paguajnë më pak për policat e sigurimeve. Nga 60 euro sa është dashur të paguajnë deri më tani për një qëndrim 15 ditor, tashmë do të paguajnë vetëm 20 euro për një qëndrim 7 ditor në Kosovë. Një vendim i tillë është njoftuar të premten nga Rrahim Pacolli, drejtor i Bordit të Byrosë Kosovare të Sigurimeve, pas një takimi të shkurtër që pati me zëvëndë ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-05-18

Në fshatin Dobrosin të Bujanocit që nga mëngjesi i sotëm jashtë shtuar forcat e xhandarmërisë dhe ushtrisë serbe që kanë bllokuar çdo hyrje dalje të fshatit.
Sipas raporteve nga atje situata tani për tani është e qetë. Ndërkohë bëhet e ditur se barakën e policisë multietnike, e cila, sipas MPB-se serbe, është sulmuar dje nga shqiptarët, ka gjasë ta vizitoi ministri serb i rendit, Ivica Dacic.
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-05-18

AKK ka filluar dërgimin në gjykatë të gjithë zyrtarëve që nuk e kanë deklaruar pasurinë këtë vit. Kreu i Agjencisë Hasan Preteni ka thënë se tashmë kanë bërë gati 50 përqind të materialeve, të cilat do t’u dërgohen organeve gjyqësore.Agjencia Kundër Korrupsionit ka filluar dërgimin në gjykatë të të gjithë zyrtarëve që nuk e kanë deklaruar pasurinë këtë vit. Kreu i Agjencisë Hasan Preteni i ka thënë Radio Kosovës se tashmë kanë bërë gati 50 përqind të materialeve, ... Lexo më shumë»

Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-05-18

Duke folur për marrëdhëniet me forcat ndërkombëtare në Kosovë, ministri serb i Mbrojtjes, Dragan Shutanovaç ka thënë se ato janë "konkrete dhe të mira”. Sipas tij problem është zvogëlimi i përhershëm i numrit të pjesëtarëve të KFOR-it, që nga viti 1999 ndërsa ka shtuar se Serbia kërkon që kjo të mos ndodhë.Duke folur për marrëdhëniet me forcat ndërkombëtare në Kosovë, ministri serb i Mbrojtjes, Dragan Shutanovaç ka thënë se ato janë "konkrete dhe të mira”. Sipas tij proble ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-05-18

Drejtuesit dhe anëtarët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë lënë pas dore procesin e zgjedhjeve të brendshme, fillimi i të cilit ishte paralajmëruar rreth dy muaj më parë, gjatë një mbledhjeje të Këshillit Drejtues të kësaj partie.Për zgjedhjet e brendshme, të cilat fillojnë nga nëndega dhe "kurorëzohen” me kuvendin zgjedhor, anëtarësia e partisë më të madhe në vend nuk janë duke gjetur "kohë të lirë”.Anëtari i Kryesisë së kësaj partie, Shemsi Ve ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-05-18

Kandidati presidencial i Partisë Demokratike të Serbisë, Boris Tadiq, ka thënë se nëse fiton në zgjedhjet e 20 majit, nuk do të ndryshojë politikën "Edhe Evropa, edhe Kosova”. "Nuk do të heq dorë nga kjo politikë”, ka thënë Tadiq gjatë duelit televiziv me kundërkandidatin e Partisë Progresive Serbe, Tomisllav Nikolliq.Ky i fundit ka thënë se çështja e Kosovës duhet të negociohet, porse ka akuzuar Tadiqin se u shmanget përgjegjësive d ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-05-18

Një 43-vjeçar rus ka kaluar shumicën e jetës së tij i burgosur nga nëna e tij në një dhomë 10 metër katror në një apartament të përbashkët.Nëna e Dimitri Kuvaldin e ka mbajtur djalin të mbyllur në shtëpi në qytetin e Saratov, duke e izoluar të birin nga çdo kontakt me botën e jashtmeDjali i izoluar e pa botën e jashtme vetëm pasi i vdiq e ëma, në vitin 2002.Kuvaldin u rrit si fëmijë normal shtatë vitet e para të jetës kur shkonte në shkollë, ku mësoi të lexojë dhe të shkru ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-05-18

Ankesat e familjeve se ndaj të paraburgosurëve në operacionin "Monstër” është ushtruar dhunë në burgun e Manastirit, ka nxitur reagime. Avokati i Popullit, Ixhet Mehmeti ka theksuar se ndaj dy të burgosurëve është ushtruar dhunë dhe tortura. "Tek dy persona është konstatuar dhunë që kanë pasuar me lëndime trupore në burgun e Manastirit”, ka deklaruar Mehmeti, duke shtuar se me këtë rast pritet të ngritet padi penale për matretim dhe ushtrim dhune gjatë detyrës nga ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-05-18

Thotë se nëpërmes disa rrugëve ilegale tek zona që quhet kufiri i gjelbër në veri të vendit, është duke u kontrabanduar një sasi e mallrave që po futet ilegalisht në vend.Sipas tij, kjo zonë tash për tash kontrollet vetëm nga KFOR-i. Naim Huruglica, drejtor në Doganën e Kosovës, ka pohuar se sasia e mallrave që kontrabandohet në atë zonë është dukshëm më e ulët në krahasim me periudhën kur nuk ka pasur fare kontroll në pikat Doganore 1 dhe 31 në veri të Kosovës.
Thot ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-05-18