Kryesore » 2012 » Prill » 6 » EULEX heton 93 raste të korrupsionit e krimit
12:22 PM
EULEX heton 93 raste të korrupsionit e krimit
Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë është duke hetuar më shumë se 90 raste që kanë të bëjnë me korrupsion dhe krim të organizuar, bënë të ditur përfaqësues të këtij misioni. Ata njoftuan se deri më tani janë marrë 46 vendime për raste të tilla.Zëdhënësi i EULEX it, Nicola Hayton, i tha Radios Evropa e Lirë, se nga hetimet për krim të organizuar dhe korrupsion nuk do të përjashtohen as zyrtarët e lartë të institucioneve të ndryshme kosovare."Nuk do të komentoja detajet e hetimeve apo individët që po hetohen. Ajo që mund të them është se EULEX i do të hetojë rastet serioze të krimit të organizuar e korrupsionit kudo që ndodhin këto krime dhe këdo që përfshijnë ato", tha Hayton.Ditë më parë, me urdhër të prokurorëve të EULEX it, ishte arrestuar ish kreu i Task Forcës kundër Korrupsionit, Nazmi Mustafi, i cili bashkë me Reshat e Xhelal Zherkën dyshohet të jenë të përfshirë në shpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar dhe ushtrim të ndikimit.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus