Kryesore » 2012 » Prill » 06
Një shqiptar i Kosovës ka mbetur i vrarë dhe një 31 vjeçare u plagos rëndë në një atentat nga një bandë e armatosur, një pjesë e të cilëve ishin me maska. Policia thotë se ka arrestuar katër persona, ku tre prej tyre rezulton të jenë shtetas serbë.Ngjarja ndodhi në Café Keese, një lokal në zonën Saint Pauli në Hamburg, ku personat e armatosur hynë dhunshëm në lokal dhe hapën zjarr ndërsa përdorën dhe thika.I vrarë ka mbetur shtetasi shqiptar nga Kosova, Xhevdet H. ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-04-06

Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë është duke hetuar më shumë se 90 raste që kanë të bëjnë me korrupsion dhe krim të organizuar, bënë të ditur përfaqësues të këtij misioni. Ata njoftuan se deri më tani janë marrë 46 vendime për raste të tilla.Zëdhënësi i EULEX it, Nicola Hayton, i tha Radios Evropa e Lirë, se nga hetimet për krim të organizuar dhe korrupsion nuk do të përjashtohen as zyrtarët e lartë të institucioneve të ndryshme kosovare."Nu ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-04-06

Analisti serb, Dusan Janjic, ka thënë se nëse Boris Tadici mendon që edhe pas 6 majit ta formojë qeverinë e Serbisë, do të jetë i detyruar që formalisht ta pranojë pavarësinë e Kosovës.Sipas tij, Kosova do të jetë temë kryesore e pjesës së dytë të fushatës parazgjedhore."Kjo shton pasigurinë e rezultateve të mira, sidomos nëse nisin protestat e qytetarëve që mendojnë se Beogradi e ka tradhtuar Kosovën”, ka pohuar Janjic për Danas.
Sipas tij, nëse në vend të mbajtjes s ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-04-06

Agjencia Kundër Korrupsionit ka nisur procedurën ligjore ndaj zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli, për konflikt interesi ne rastin e nënshkrimit të memorandumeve në Nigeri, si përfaqësues i kompanisë "Seagas”.Procedura është bazuar në raportet e "Kohës Ditore”, të publikuara javën e shkuar.Hasan Preteni, drejtor i Agjencisë, i ka thënë gazetës të enjten se pasi të përfundojë e gjithë procedura do të mund të flasë publikisht për rastin. Kjo, për shkak se me li ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-04-06

Kushtet ekonomiko-sociale, ku mbizotëruese është varfëria deri në mjerim e bëjnë Shqipërinë një popull të palumtur. Sipas një raporti të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, nga 142 shtete Shqipëria renditet në vendin e 89-të për shkallën e palumturisë, ndërsa vendin e parë në rajon e zë Kroacia si vendi më i lumtur për të jetuar. Ndërsa bashkëkombësit në Kosovë janë më të lumtur se ata në Shqipëri, pasi renditen 20 shkallë më lart se sa Shqipëri ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-04-06