Kryesore » 2012 » Prill » 27 » Boris Tadic: Kosova nuk është zemra e Serbisë
9:55 AM
Boris Tadic: Kosova nuk është zemra e Serbisë
Kandidati për president të Serbisë, Boris Tadic, gjatë fushatës së tij në Shabac, ka deklaruar se nuk mendon që Kosova është zemra e Serbisë, por qytetarët e saj.
"Secili qytetar është zemra e Serbisë, sepse siguron të ardhmen e vendit. Nuk lejoj të na shkelin në Kosovë, të cenohet integriteti ynë në Kosovë, por nuk dëshiroj luftë. Duam që me rrugë paqësore të luftojmë për Kosovën” ka theksuar Tadic, raportojnë mediat serbe.
 Ai ka deklaruar se nuk e përkrahë idenë e ndarjes së Kosovës, gjithashtu nuk do ta njeh pavarësinë e Kosovës. Por, sipas tij, duhet të gjendet një zgjidhje, e cila nuk do të jetë e lehtë."Duke mbrojtur Kosovën ne mbrojmë integritetin e vendit tonë. Andaj nuk do të ndalemi të mbrojmë interesat tona nacionale, ndryshe do të vinim në pikëpyetje integritetin, dhe gjithçka tjetër, siç janë investimet dhe e ardhmja”, ka thënë ndër të tjera Tadic.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus