Kryesore » 2012 » Prill » 27
Kandidati për president të Serbisë, Boris Tadic, gjatë fushatës së tij në Shabac, ka deklaruar se nuk mendon që Kosova është zemra e Serbisë, por qytetarët e saj.
"Secili qytetar është zemra e Serbisë, sepse siguron të ardhmen e vendit. Nuk lejoj të na shkelin në Kosovë, të cenohet integriteti ynë në Kosovë, por nuk dëshiroj luftë. Duam që me rrugë paqësore të luftojmë për Kosovën” ka theksuar Tadic, raportojnë mediat serbe.
 Ai ka deklaruar se nuk e përkra ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-04-27

Sot në fshatin Polluzhë të Komunës së Drenasit vendoset gurëthemeli i Kullës së Heroit tonë Kombëtar Shaban Polluzha me rastin e fillimit të punimeve për ndërtimin e kësaj Kulle nga Ministria e Kulturës.Në këtë aktivitet merr pjesë Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës z. Hashim Thaqi,Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit z. Memli Krasniqi, Kryetari i Komunës së Drenasit z. Nexhat Demaku, familjar të Heroit Shaban Polluzha si dhe përfaqësues të instituc ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-04-27

NATO-ja filloi vendosjen e trupave shtesë në prag të zgjedhjeve serbe. Dje kanë arritur në Kosovë rreth 250 paqeruajtës nga Gjermania, ndërsa deri të hënën pritet që të arrijnë edhe pjesa tjetër e 700 trupave që do t’i shtohen KFOR-it në Kosovë.Nga ta rreth 550 ushtarë janë nga Gjermania, ndërsa 150 të tjerë nga Austria.
Një zëdhënës i forcave të NATO-s tha se shtimi i tensioneve ka bërë që kjo aleancë të vendosë forca shtesë pak ditë para zgjedhjeve serbe.
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-04-27