Kryesore » 2012 » Dhjetor » 15 » Autor i masakrës, djali i mësueses
0:03 AM
Autor i masakrës, djali i mësueses
Ryan Lanza, një 24 vjeçar, djali i njërës prej mësueseve në shkollën katërvjeçare fillore Sandy Hook në qytetin Newtown, është identifikuar si sulmuesi i cili ka hyrë në shkollë dhe ka vrarë 18 fëmijë, shtatë të rritur, kurse në fund edhe veten. Sipas gazetës New York Times, ai së pari ka vrarë nënën e tij, mësueses në këtë shkollë, kurse pastaj 18 nxënës të klasës së saj dhe në fund edhe shtatë persona të rritur, para se të ekzekutojë edhe veten. Sipas agjencisë Reuters, Lanza ka hapur zjarr në klasën ku punonte nëna e tij.  Sipas mediumeve amerikane, supozohet se në fund ai ka vrarë veten, pas arritjes së policisë në vendin e ngjarjes. Raportohet se policia ka arrestuar vëllanë e tij të vogël, për shkak të dyshimit se ka ndihmuar në sulm. 
 Pos viktimave në shkollë, edhe e dashura e vrasësit dhe një mik i saj nga New Jersey llogariten si të zhdukur dhe dyshohet të jenë vrarë. Sulmi është kryer me pushkë automatike 57 mm, i tha agjencisë AP një burim në Washington.  
Sipas rrjetit televiziv CNN, në mesin e viktimave janë edhe drejtori dhe psikologu i shkollës.
Hetimet do të tregojnë nëse në këtë sulm ka marrë pjesë aktive edhe dikush tjetër, pasi disa dëshmitarë pohuan se janë dëgjuar të shtëna të njëkohshme nga dy anë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus