Kryesore » 2012 » Dhjetor » 15 » 40 vjet burg për vrasësin e fëmijës në Miratoc
3:04 PM
40 vjet burg për vrasësin e fëmijës në Miratoc
Autoritetet gjyqësore serbe kanë shqiptuar dënimin prej 40 viteve për Refik. Z (26 vjeç) nga fshati Miratoc i Preshevës për vrasjen para dy viteve të fëmijës gjashtë vjeçar Nijazi Ibrahimi.Vrasja ka ndodhur para dy viteve në afërsi të shtëpisë së fëmijës viktimë, kur vrasësi tashmë i dënuar kishte mashtruar 6 vjeçarin duke e dërguar në një fermë dhe duke e masakruar.
Pas kryerjes së vrasjes, vrasësi ka mbuluar ate me një qese dhe me një derë sipër. Ai menjëherë ka ikur në shtëpinë e tij, duke u ndjerë në gjendje normale, raporton INA.Vrasja makabre ka shqetësuar atëkohë banorët e Luginës së Preshevës, ndërsa vrasësi bëhet e ditur se ka pasur probleme mentale.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus