Kryesore » 2012»Maj»28 » Zyrtare: Agim Aliu i PDK'së, Kryetar i ri i Ferizajt
10:38 PM
Zyrtare: Agim Aliu i PDK'së, Kryetar i ri i Ferizajt
Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ), publikoi rezultatet e para preliminare për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Ferizajt, sipas të cilave kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Agim Aliu prinë me 57.59 për qind, ndërsa kandidati i LDK-së, Adem Salihaj ka marrë 42.41 për qind të votave.Valdete Daka, kryetare e KQZ-së, në një konferencë për media pohoi se ata tashmë kanë marrë rezultatet preliminare për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar komune në Ferizaj, ku subjekti politik PDK me kandidatin Agim Aliu, prin me 57.59, ndërsa kandidati i LDK-së Adem Salihaj ka marrë 42.41 për qind të votave."PDK me kandidatin Agim Aliu, ka marrë gjithsej 14 mijë e 832 vota apo 57.59 për qind. LDK me kandidatin Adem Salihaj ka marrë gjithsej 10 mijë e 922 vota apo 42.41 për qind. Këto janë rezultate prelimiare, në të cilat nuk janë përfshirë votat me kusht dhe votat e ekipeve mobile”, tha ajo.Daka tha se sipas rezultatet preliminare, numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar ka qenë 95 mijë e 449 dhe se numri i përgjithshëm i vendvotimeve ishte 124. Sipas KQZ-së numri i përgjithshëm i qytetarëve që votuan në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Ferizaj, ka qenë 26 mijë e 240 a po 27.49 për qind. Ndërsa numri i fletëvotimeve me kusht, ka qenë 528 fletë votime
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus