Ministria e Drejtësisë e Zvicrës ka konfirmuar të mërkurën vonë se ia ka dorëzuar Serbisë kosovarin Shemsi Nuhiu. Tre policë serbë e kanë marrë Nuhiun në fluturimin Zurich- Beograd, pasi që ai gjendjen nën arrestin e shtetit të Zvicrës nga prilli 2011.Nuhiu është shtetas i Serbisë me letra, por u ka thënë autoriteteve në Beograd se është kosovar. Beogradi e akuzon për krime lufte si pjesëtar i UÇK-së në zonën e Gjilanit në vitin 1999.Kërkesa për ekstradim e Serbisë e akuzon atë për vrasje, tortura dhe dhunim. Disa apele kundër ekstradimit, duke e përfshirë një një Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriu (ECHR), kanë dështuar.Me kërkesë të Ministrisë së Drejtësisë së Zvicrës autoritetet zvicerane kanë garantuar që gjykimi do të bëhet në përputhje me konventat e të drejtave të njeriut. Garancitë përfshijnë edhe vizitat e përfaqësuesit zviceran në burg, dhe pjesëmarrjen e tij si vëzhgues në gjykim.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus