Femrat zvicerane që martohen me të huaj, për bashkëshort të tyre preferojnë në radhë të parë italianët pastaj gjermanët dhe menjëherë pas tyre, kosovarët. Kështu, 1045 zvicerane janë martuar me italianë, 913 me gjermanë dhe 525 me kosovarë. Më tutje vijnë francezët (458) dhe turqit (432).Këto shifra dalin nga shënimet e Entit Federal për statistikë, në kategorinë për çiftet dynacionale, raporton Koha. Të dhënat flasin për vitin 2010 ndërsa ato të vitit 2011 nuk janë publikuar akoma.Nga ana tjetër, preferencat e meshkujve zviceranë për bashkëshortet e tyre ndryshon shumë nga ajo e femrave. 1115 zviceranë gjatë vitit 2010 janë martuar me femra gjermane, 548 me braziliane, 464 me italiane , 437 me tailandeze dhe 382 me franceze. Sipas statistikës gjatë vitit 2010 në Zvicër janë lidhur 15328 martesa dynacionale. 8328 martesa i kanë lidhur me gra të nacionaliteteve të huaja burrat zviceranë, ndërsa 7000 gra zvicerane kanë marrë burra të huaj.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus