Kryesore » 2014 » Janar » 27 » Zvicër, vritet një femër nga Kërçova
6:04 PM
Zvicër, vritet një femër nga Kërçova
Nuk përjashtohet mundësia që autori i mundshëm i kësaj vrasjeje të jetë bashkëshorti. Policia ka arrestuar menjëherë 40-vjeçarin B.M. nga Kërçova e Maqedonisë

Nga të shtënat me armë në një banesë në Wohlen të Argaus një 35- vjeçare nga Maqedonia është plagosur rëndë, nga të cilat ka vdekur. Për policinë të gjitha opsionet mbeten të hapura. Nuk përjashtohet që rasti të ketë qenë vrasje, aksident, apo edhe vetëvrasje. Sipas TeleM1 që kishte raportuar për ngjarjen, arma i takonte viktimës që e kishte blerë për t’u mbrojtur nga hajnat.

Policia e kantonit Aargau nuk ka dhënë informacione të sakta në lidhje me një krim të mundshëm në Wohlen. Ngjarja kishte ndodhur të shtunën pasdite. Viktima kishte vdekur nga plagët e rënda gjatë mbrëmjes në spitalin e Cyrihut. Viktima është dërguar në Spitalin Universitar të Cyrihut me një helikopter të TCS-it, por mjekët nuk kishin arritur t’i ndihmonin për shkak të plagëve.

Nuk përjashtohet mundësia që autori i mundshëm i kësaj vrasjeje të jetë bashkëshorti. Policia ka arrestuar menjëherë 40-vjeçarin B.M. nga Maqedonia. Por, për këtë do të tregojnë hetimet e mëtejshme nga ana e prokurorit publik në Muri-Bremgarten. Megjithatë, për shkak të rastit të paqartë hetimet janë orientuar në të gjitha drejtimet.

Gjithashtu, aksidenti apo vetëvrasja nuk është përjashtuar, tha zëdhënësja e policisë, Marianne Koch, për Tele M1.

Siç është raportuar, viktima dhe burri i saj 40-vjeçar, prindër të dy fëmijëve, një vajze 14 vjeçe dhe djalit 8 vjeç, kishin udhëhequr një biznes për tepih dhe pllaka dyshemeje në Wohlen.

Për të ardhmen e këtij biznesi familja kishte pasur mosmarrëveshje kohët e fundit. Kështu kishte thënë vëllai i viktimës, i cili kishte konfirmuar për problemet që i kishin kohët e fundit si me biznesin, po ashtu edhe me jetën private. Një dëshmitar tjetër thotë të ketë dëgjuar shpesh kohët e fundit grindje mes tyre.

"Albinfo" merr vesh se çifti vjen nga Kërçova e Maqedonisë. 
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus