Drejtues i Organizatës për Demokraci, Anti-Korrupsion dhe Dinjitet "Çohu”, Avni Zogiani, vlerëson se shfrytëzimi i buxhetit të shtetit për interesat private të njeriut numër dy në Qeverinë e Kosovës, është konflikt i rëndë interesi, që për pasojë duhet të ketë largimin e Pacollit nga posti publik. Ai thotë se vetë AKR-ja është jo më shumë se një lloj njësie biznesore."Në Kosovë kompania e tij ka marrë tenderë, duke e përdorë pushtetin, kështu që nuk ka dyshim se AKR-ja nga z. Pacolli është parë më shumë si një biznes se sa si një parti politike”, ka thënë Zogiani për "Kosova Sot”.Fakti që pjesërisht apo tërësisht e shpenzon buxhetin e Kosovës në emër të udhëtimeve zyrtare për lobim, dhe pastaj kjo i del si një "biznes përgjatë rrugës” (rasti me Nigerinë), për Zogianin mjafton që Pacolli të jap dorëheqje nga posti i zëvendëskryeministrit. "E dimë që nëpër shtete të standardeve të ngjashme ka pasur biznes edhe kompania e z. Pacolli; në shtete ku ka fare pak sundim të ligjit dhe ku ka mundësi të madhe për përfitime. Prandaj, mendoj që objektivi i parë i tij është përfitimi e jo sigurimi i njohjeve”, ka thënë Zogiani, sipas të cilit me veprime të tilla duhet të merret seriozisht kabineti qeveritar
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus