Kosova është de facto e pavarur. Fakti që kryeministri i Serbisë, Ivica Dacic, bashkëbisedon me Kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, paraqet pranim të pavarësisë së Kosovës, ka thënë ish kryeministri i Serbisë, e deri vonë anëtar i Partisë Demokratike (DS), Zoran Zivkovic. Ai tha se Serbia nuk ka pse ta njohë Kosovën, por kjo nuk do ta zvogëlojë pavarësinë faktike. "\'Radikalët e rinj’ dhe \'socialistët demokratikë" e kanë shansin e fundit që të zgjidhin atë për të cilën liderët e tyre të mëparshëm, Milosevici dhe Seselji, kanë bërë lëshime të mëdha. Atyre u ka mbetur tashti mënyra më e keqe, sepse nuk ka më zgjidhje të mirë, por këtë duhet bërë me dinjitet, pa gënjeshtra. Duhet treguar se çka në fakt janë ‘vendkalimet administrative’, sepse, që të mos gënjehemi, sipas të gjitha bazave ato janë vendkalime kufitare, janë kufij”, ka thënë Zivkovic për "Danas”.Zivkovic, i cili ka paralajmëruar formimin e një partie të re në Serbi, ka thënë se kjo parti do të vazhdojë atje ku DS-i ka mbetur më 2004, pas vrasjes së kryeministrit serb Zoran Dindic.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus