Kanë kaluar katër muaj që nga mbledhja e fundit e Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës, ku është vendosur që sivjet të ketë zgjedhje të brendshme në këtë parti, por që nga ajo kohë në partinë e kryeministrit Hashim Thaçi "mbretëron” heshtja. Organi më i lartë i PDK-së ishte mbledhur më 20 mars të këtij viti, ku përveç tjerash ishte vendosur që gjatë vitit 2012 të ketë zgjedhje të brendshme, por se për datën do të vendoset gjatë verës, në një mbledhje tjetër të Këshillit Drejtues. Por, pavarësisht nga kjo, për zgjedhjet që do të duhej të niseshin nga nëndegët dhe të kurorëzoheshin me zgjedhjen e kryesisë së re, gjatë Kuvendit Zgjedhor, nuk përmenden nga askush. Hera e fundit kur anëtarët e kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës kanë folur për çështjen e zgjedhjeve të brendshme është periudha në mes të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të Ferizajt dhe balotazhit në këtë komunë.Zëdhënësi i kësaj partie, Blerand Stavileci, pati thënë se Këshilli Drejtues i PDK-së do të mblidhet pas balotazhit në Komunën e Ferizajt dhe do ta caktojë datën e zgjedhjeve.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus