Kryesore » 2012 » Maj » 4 » Zgjedhjet serbe, Rexhepi: NUk do ketë eskalim të situatës
6:31 PM
Zgjedhjet serbe, Rexhepi: NUk do ketë eskalim të situatës
Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi është shprehur i bindur se nuk do të ketë eskalim të situatës dhe përdorim të dhunës, në veri gjatë kohës së mbajtjes së zgjedhjeve serbe. Komentet e tij janë bërë gjatë ceremonisë së dorëzim-pranimit të 70 veturave, të cilat i janë dhënë Ministrisë së Punëve të Brendshme, si donacion nga misioni ndërkombëtar në Kosovë EULEX."Sipas analizat tona dhe informatat tona të përbashkëta, ka mjaft trupa të KFOR-it, numër më të madh të policisë së EULEX-it dhe të Policisë së Kosovës në veri. Ka mjaft resurse që të menaxhojmë situatën. Mund të ketë ndonjë incident të vogël por nuk mund të pres dhunë që e dëshirojnë disa qarqe”, ka thënë ministri Rexhepi.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus