Kryesore » 2012 » Maj » 1 » Zgjedhjet e Serbisë në Kosovë mbahen në 28 lokacione
11:34 AM
Zgjedhjet e Serbisë në Kosovë mbahen në 28 lokacione
KZR i Serbisë ka përcaktuar që në Kosovë zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të organizohen në 28 lokacione me 90 vendvotime, raporton B92. 
Më 6 maj votimet do të mbahen në Fushë-Kosovë, Lipjan, Obiliq, Graçanicë, Lipjan, Llaplesellë, Shtërpcë, Pejë, Gorë (Dragash), Rahovec, Vushtrri, Zveçan, Zubin Potok, Mitrovicë, Leposaviq, Viti, Gjilan, Kamenicë dhe Novobërdë. Numri i vendvotimeve në Kosovë, sipas sekretarit të Kuvendit të Serbisë, Velko Odalloviqit, është pakësuar në krahasim me zgjedhjet e kaluara, kur kishte 287 sosh. 

"Rrezikun e sigurisë për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale në Kosovë e ka marrë për sipër OSBE-ja”, ka deklaruar Odalloviq, sipas të cilit tashmë kanë filluar përgatitjet e sigurisë.

Zgjedhjet parlamentare, presidenciale e lokale në Serbi janë caktuar për datën gjashtë maj.

Qeveria e Kosovës, Presidentja si dhe Quinti kanë përshëndetur gatishmërinë e OSBE-së për të lehtësuar mbajtjen e këtyre zgjedhjeve të Serbisë në territorin e Kosovës.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus