Kryesore » 2012 » Gusht » 8 » Zgjedhje të parakohshme?
11:55 AM
Zgjedhje të parakohshme?
Vjeshta mund të sjellë zgjedhje të parakohshme në Kosovë. Burime të gazetës Express thonë se nëse partitë kryesore nuk pranojnë të bëhen pjesë e bisedimeve me Beogradin, atëherë Kryeministri Hashim Thaçi do të kërkojë mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare.
Dialogu politik i paralajmëruar mes Prishtinës dhe Beogradit duket se nuk do ta rikompozojë Qeverinë e Kosovës.Në vend të kësaj, tani opsion më i mundshëm përmendet bashkimi i pozitës e opozitës në komisione të posaçme brenda Parlamentit të Kosovës.Express shkruan se aktualisht po ushtrohet trysni mbi faktorët kryesorë politikë që ta pranojnë këtë zgjidhje, në mënyrë që t’i hapet rrugë dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.

E, në rast se ky opsion nuk pranohet nga partitë kryesore në vend, atëherë duket se Kryeministri i vendit, Hashim Thaçi do të kërkojë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

"Çdo grup strategjik, çdo platformë, çdo vendim që do të merret në lidhje me dialogun politik me Beogradin do të kalojë përmes Parlamentit. Në rast se nuk ka konsensus, atëherë zgjidhja do të kërkohet te zgjedhjet e jashtëzakonshme", ka thënë një diplomat perëndimor në Kosovë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus