ëvendëskryeministri Bujar Bukoshi për tre muaj qeverisje pothuajse nuk është parë askund se "është i gjallë”. Për këto tre muaj, ai nuk është paraqitur thuajse në asnjë media. Edhe në ato raste kur është parë, ka qenë ulur aty afër kryeministrit – në mbledhjen e Qeverisë, shkruan Zëri. Derisa kolegët e tij zëvendëskryeministra, kanë nga një punë që e bëjnë në cilësinë e zëvendëskryeministrit – Behgjet Pacollli për lobim, Edita Tahiri për bisedime teknike me Serbinë, Hajredun Kuçi, Mimoza Kusari-Lila dhe Slobodan Petkovic janë edhe ministra të dikastereve të ndryshëm, por Bukoshi "pushon” në Qeveri.
Por, Bukoshi ka thënë se është i ngarkuar për mbikëqyrjen e Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrinë e Ambientit, të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, si dhe Agjencisë për Ushqim dhe Veterinë.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus