Kryesore » 2011 » Tetor » 15 » “Zbulohen” lidhjet e zyrtarëve të EULEX-it me zyrtarët e Kosovës!
12:43 PM
“Zbulohen” lidhjet e zyrtarëve të EULEX-it me zyrtarët e Kosovës!
Shërbimi Informativ i Francës po heton lidhjet e shtetasve të saj, zyrtarë në krye të EULEX-it, me strukturat në Kosovë, shkruan sot gazeta serbe Blic. Kjo gazetë thekson se interesim i posaçëm mbretëron për kontaktet që ka Romuel Pichard, këshilltar i shefit të misionit të EULEX-it, me individë nga qeveria e Kosovës, të cilët siç i prezanton "Blic” janë edhe anëtarë të shërbimit Informativ shqiptar SHIK, ("Blic’ bëhet ose nuk di se SHIK nuk ekziston më.)  Qark për hetimin e punës dhe të lidhjeve të zyrtarit të EULEX-it është edhe, siç e cilëson "Blic”, vrasja misterioze, në Gjermani e dëshmitarit Agim Zogaj – për mbrojtjen e të cilit ishte i ngarkuar EULEX – në procesin kundër deputetit të Kosovës Fatmir Limaj.
"Blic”, duke u thirrur, siç thotë në burimin e mirinformuar, Romuel Pichard është i lidhur ngushtë me Kadri Veselin, të cilin e prezanton si anëtar të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës (!), Xhavit Halitin nënkryetar të Kuvendit dhe Shaip Mujën këshilltar të Hashim Taçit.Burim i „Blic" –it pohon se këta tre persona janë të ranguar lartë në shërbimin informativ SHIK dhe i quan ata pushtet formal e joformal të Kosovës!
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus