Ymer Halimi, për 35 vite ka punuar si profesor në UP, përkatësisht në Fakultetin e Mjekësisë. Ai i kishte shkruar disa herë rektorit Mujë Rugova dhe ka kërkuar disa herë nga senati që t’i bëhej thirrje akademike, mirëpo një gjë e tillë asnjëherë nuk ka ndodhur.Kërkesa e tij është refuzuar, kinse se nuk është praktikuar tejkalimi i thirrjeve akademike edhe pse ligji nuk e përcakton si ndalesë. Mirëpo, ku është arsyeja që Halimit i është refuzuar kërkesa e tij për thirrje akademike? Halimi thotë se rasti i tij është "sui generis”, në gjithë Universitetin e Prishtinës, sepse është pa shkëputjeje nga puna në UP që 35 vite dhe për gjithë këtë kohë, nuk i është lejuar ngritja akademike nga grupe e individ të caktuar. Ai pohon se kjo është një hakmarrje.Krejt qështja lidhte me deputetin e partisë së Kryeministri Hashim Thaçi, Bekim Haxhiun-Kamishin. Halimi u bë kurban i tij. Halimi ka treguar se me 20.04.2011, Këshilli Mësimor i Fakultetit të Mjekësisë kishte shpallur konkurs për asistentët në lëndët e fizioterapisë.
Pjesë e komisionit recensues ishte edhe Halimi, dhe komisioni kishte vendosur propozimin për kandidatët që e meritonin. Ata kishin moshë të re dhe notë mesatare 9.48 dhe 9.37 dhe plotësonin kushtet ligjore. Kurse, ligji dhe konkurrenca, e kishte eliminuar Ismet Shalën dhe Bekim Haxhiun (Kamishin), dhe siç shprehet Halimi, asnjë njeri, me dy kokërr mend, nuk mund të shkruaj recension pozitiv për këta dy kandidatë në suaza të këtij ligji.
Indeksonline ditë më parë ka raportuar se Kamishi është zgjedhur jashtëligjshëm asistent në UP, derisa burrit të Presidentes, Astrit Kuçit iu refuzua mundësia për tu bërë asistent, me të njëjtat kritere që mund ti refuzohej edhe Kamishit.
Halimi në letrat e tij që i ka dërguar rektorit Rugova dhe të cilat i posedon indeksonline, thotë se kjo mund të mos tingëlloi mirë si nëntekst, por është e saktë. Ai është i bindur që kjo bëri që ai të mos ec në hap me kohën me thirrje akademike, edhe pse obligimet statusore në çdo kohë i kishte përmbushur.
Pasi që kishin kaluar 6 muaj dhe recensionet e konkursit ishin kryer, ishte anuluar konkursi në pikën ku komisioni kishte shkruar recensioni negativ për Kamishin, e pastaj ishte rihapur konkursi i përshtatur dhe këtë e mundësoj udhëheqja qe e emëroi Rektori.
Halimi thotë se ky komision i ri recensues, e kishte shkruar recensionin me dykuptimësi; shkak i trusnisë morale të tyre dhe presionit të pa parë, e tepër të ulët që u bëhej.
Pas shkarkimit të udhëheqjes së Fakultetit të Mjekësisë, Halimi thotë se miqësisht i kishte shkruar në telefon Kryeministrit Thaçi, Ministrit të Arsimit, Ramë Buja dhe Ministrit të Drejtësisë Hajredin Kuqi, një fjali të vetme "Ju lutem shpetojeni UP-në nga nëntoka”...
Ymer Halimi thotë se edhe më tej do të veproj natyrshëm si në porosinë e Markezit; eci kur të tjerët ndalojnë, flasë kur të tjerët heshtin, veproj kur të tjerët strukën, ngrisë dorën lart kur të tjerët e shtinë në gjep dhe e ulin kokën.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus