Xhavit Haliti ka fshehur bizneset e tij duke mos i deklaruar ato në Agjencinë Kundër Korrupsionit. Nënkryetari i PDK-së, në dy firma të regjistruara në Kosovë figuron si bashkëpronar por njërën prej tyre e ka regjistruar ku thotë se nuk fiton asnjë cent.Gazeta Koha Ditore shkruan se "DBBH Kosova Clinic Management” me numër regjistrimi 70405407, e regjistruar më 25 janar 2007, figuron në formularin e deklarimit të pasurisë të Xhavit Halitit. Ai thotë se në këtë firmë private ka 25 për qind të aksioneve.Përveç tij, pronarë figurojnë Gani Dreshaj, Roland Josef Berlinger dhe Olaf Baas. Aktivitetet e saj të përshkruara në forumularin e regjistirmit të bizneseve janë hotelet, motelet dhe restorantet, përgatitja dhe dhënia e barnave sipas recepturës, tregtia me pakicë e mjeteve mjekësore dhe ortopedike, veprimtaritë e mjekësisë sociale, veprimtaritë e spitaleve, veprimtaritë e praktikës stomatologjike, veprimtaritë e tjera të rekreacionit, ndërtimi i lartë dhe i ulët. Kapitali i saj është i deklaruar 25.000,00 euro.Firma tjetër e regjistruar si shoqëri me përgjegjësi të kufizuar është edhe "Macrometal Kosova”, me seli në Vrellë të Istogut. Pronarë të saj figurojnë Xhavit Haliti, Gani Dreshaj dhe Alexander Michael Julius. Aktivitete të saj janë tregtia me shumicë e drurit, materialit ndërtimor dhe pajisjes sanitare. Haliti ka mohuar të ketë ndonjë firmë. Ai nuk ka dhënë përgjigje të qarta për pronësinë e tij e as pse nuk e ka deklaruar edhe firmën tjetër
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus