Familjarë të dëshmitarit X, Agim Zogaj, i cili bëri vetëvrasje të hënën e kësaj jave në mbrëmje në Duisburg të Gjermanisë kanë njoftuar sot se kufoma e tij është sjellë në Kosovë.Varrimi i tij është paralajmëruar të bëhet sot në orën 17:00, në varrezat e qytetit në Prizren.Ndërkohë, autoritetet gjermane kanë thënë të premten se Agim Zogaj ishte dëshmitar i mbrojtur edhe në Gjermani.Një zyrtar federal gjerman i ka thënë "Kohës Ditore” në kushte anonimiteti se personi me emrin Agim Zogaj, i cili në Kosovë ishte dëshmitar i mbrojtur dhe i koduar me shkronjën "X”, ka qenë edhe atje në programin e mbrojtjes së dëshmitarëve. "Ai ishte në programin e mbrojtjes së dëshmitarëve, por kjo nuk do të thotë se ai është 24 orë nën mbrojtje”, ka thënë ky gjerman në kushte anonimiteti.Sipas tij, edhe natën e vdekjes dëshmitari Agim Zogaj e kishte shfrytëzuar një moment të shëtitjes dhe kishte shkuar në mal, ku, sipas tij, ka bërë vetëvrasje. Ky zyrtar nuk ka dashur të japë më shumë detaje.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus