Kryesore » 2011 » Shtator » 8 » Wikileaks: Thaçi-Tadiq, takime sekrete (+VIDEO)
7:18 AM
Wikileaks: Thaçi-Tadiq, takime sekrete (+VIDEO)
Hashim Thaçi, kryeministër i Kosovës i ka shtrirë dorën dy herë presidentit të Serbisë, Boris Tadiq. Zbulimin e bëjnë kabllogramet e Wikileaks. E para që e konfirmon takimin është një dokument i dërguar nga misioni i SHBA-së në OKB, në janar 2008.Aty ambasadori i atëhershëm amerikan, Khalilizad shpjegon takimin e tij me presidentin serb Boris Tadiq, që i kishte treguar për takimin me kryeministrin Thaçi. "Presidenti Tadiq tha se Serbia kishte ofruar një "model shumë të qartë të autonomisë substanciale”, gjatë negociatave të Treshes për statusin final. Ai bëri thirrje për më shumë bisedime sepse ‘ne nuk do të heqim dorë nga Kosova’. Ai tha se e kishte takuar në Nju-Jork kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi dhe se do të takohej me të përsëri në përpjekje për të gjetur një kompromis final për statusin, por u ankua se historia e fundit e Kosovës dhe premtimet për pavarësinë po i bëjnë shqiptarët jobashkëpunes. Ai tha se ‘ne kemi një të kaluar të keqe nga e cila po provojmë të dalim’, por insistoi se ‘Unë nuk jam Slobodan Miloseviq’.

Tjetri kabllogram është dërguar nga ambasada në Athinë për në Washington dhe konfirmon takim të Tadiqit me Thaçin edhe sa ky i fundit ishte në opozitë.
Dokumenti është dërguar nga ambasadori Charles Reis, i cili raportonte për vizitën në Greqi të presidentin serb Tadiq dhe atij malazes Maroviq.
Ambasadori shpjegon fillimisht se si Tadiq refuzonte çdo formë të pavarësisë për Kosovën dhe bënte thirrje për vazhdimin e dialogut ndërmjet palëve.
"Në një zhvillim pozitiv, Tadiq tha se ai kishte pasur një diskutim të shkurtët me liderin e shqiptarëve të Kosovës Hashim Thaçi në margjinat e takimi të Internacionales Socialiste, dhe të dy ishin pajtuar se kontaktet direkte ndërmjet Beogradit dhe shqiptarëve të Kosovës do të ishin të dobishme”, shkruante ambasadori Reis.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus