Kryesore » 2011 » Maj » 28 » WikiLeaks: Serbia nuk donte t’i arrestonte kriminelët e luftës
6:12 PM
WikiLeaks: Serbia nuk donte t’i arrestonte kriminelët e luftës
"Jutarnji list: ka transkriptet e WikiLeaks të cilat detajisht zbulojnë se autoritete ë Serbi që nga viti 2006 e kishin ditur se ku fshiheshin kriminelët e luftës Ratko Mladiq dhe Goran Haxhiq porse nuk kishin ndërmarrë asnjë hap për t’i arrestuar.Nga transkriptet vërehet qartë se këtë politikë e përkrahte kryeministri i atëhershëm Vojislav Koshtunica. Por, që është dhe më interesantja, WikiLeaks zbulon edhe kontaktet e bashkëpunëtorëve të Mladiqit me vetë kreun shtetëror në Rusi!

Transkriptet dëshmojnë se Serbia vetëm pas vitit 2009 ka treguar qëllimin e vërtetë për t’i zërë kriminelët e luftës kur dhe nisi të ndërmerret hapat e duhur.

"Më herët nuk kishte vullnet por kishte informata. Më vonë kishte shumë vullnet, por të artisuri ishte vështirë të gjendeshin” e kishin përkufizuar diplomatët amerikanë problemin serb me Hagën.

Gjatë bisedave me diplomatë amerikanë në vitin 2009, kryetari Tadiq kishte akuzuar partinë e ish-kryeministrit Koshtunica se kishte pasur informata ku gjendeshin të arratisurit porse ato ishin fshehur për shkak se nuk ishte bërë gjë për arrestimin e tyre

E para këtij viti, diplomatët amerikanë duke dërguar informata për Mladiqin kishin shkruar se Rusia nuk kishte plotësuar kërkesat serbe për bashkëpunim për gjetjen e vendndodhjes që së Mladiqit. Kështu u kishte thënë amerikanëve Miki Rakiq 25 gusht 2009, kur ishte biseduar rreth për vizitën zyrtare të Medvedevit në Beograd.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus