Zyrtarë të lëvizjes Vetëvendosje theksuan se Kosova është vendi i vetëm në rajon që nuk ka përfituar nga proces i liberalizimit të vizave, duke vlerësuar se retorika e Qeverisë së Kosovës doli të jetë boshe, për të disatën herë me radhë, pasi ende nuk ka shënuar asnjë hap drejt këtij proces. Alma Lama nga lëvizja Vetëvendosje theksoi se Qeveria e Kosovës kishte premtuar se do të merrte udhërrëfyesin për viza në muajin mars, mirëpo në vend të tij mori mesazhin që ta luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar. "Tashmë është fare e qartë se korrupsioni dhe krimi që kanë mbërthyer institucionet, e në radhë të parë qeverinë e Kosovës janë shkaktarët e vërtetë të izolimit të qytetarëve të Kosovës. Dje e vërteta doli në shesh, kur komisioneri i Bashkimit Evropian për zgjerim, Stefan Fule tha shprehimisht ‘duhet të bëhen reforma domethënëse në sigurinë e dokumenteve, migracionin dhe menaxhimin e kufijve, luftës ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit”, u shpreh Lama.Por sipas saj, situata është edhe më e rëndë. Ajo vlerëso se Kosova pa dyshim mund të quhet një shtet i kapur nga elementët kriminalë, me një sistem drejtësie të kontrolluar politikisht e të korruptuar, dhe me institucione që do të duhej të ishin të pavarura, por që kontrollohen nga qeveria dhe struktura parainstitucionale.Sa i përket fillimit të studimit të fizibilitetit, Lama tha se ky shtë një proces që është bërë një herë për Kosovën në vitin 2009, por meqë nuk ishte gjetur rrugëdalja politike për të, ka dështuar. "Por duhet të jemi të vetëdijshëm se edhe pse u prezantua fillimi i këtij procesi, BE-ja nuk e ka gjetur ende formulën legale për të bërë marrëveshje me Kosovën dhe për të hyrë në marrëdhënie kontraktuale”, tha Lama, duke shtuar se bëhet fjalë vetëm për nja skanim të gjendjes politike ekonomike, sundimit të ligjit, tregtisë etj, por jo edhe për ndonjë garanci për të hyrë në marrëveshjen e Stabilizim – Asociimit. Sipas saj, Qeveria ka lëshuar pe në dialog me Serbinë pa përfituar asgjë në raport me BE-në, ndërkohë që Serbisë ia mundësoi të marrë statusin e vendit kandidat
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus