Kryesore » 2012 » Maj » 16 » VV: Sistemi zgjedhor nuk duhet të jetë i liderëve, por i qytetarëve
4:02 PM
VV: Sistemi zgjedhor nuk duhet të jetë i liderëve, por i qytetarëve
Lëvizja vetëvendosje ka sqaruar mungesën e kreut të saj në drekën e punës së liderëve për të diskutuar për sistemin zgjedhor, listat, dhe shpërndarjen e ulëseve në Kuvendin e Kosovës. "Nga takimet me liderët e këtyre subjekteve nuk del gjë tjetër veçse një anashkalim i ri i Kuvendit dhe dëmtim i buxhetit të shtetit me shpenzime të panevojshme drekash luksoze "pune”, ndërkohë që qytetarët e Kosovës luftojnë për minimumin jetik”, thuhet në sqarimin e lëvizjes Vetëvendosjes për mos pjesëmarrjen e Kurtit. Po ashtu VV-ja thotë se takimi është thirrur pa miratimin apo vendimin e komisionit të ngarkuar me këtë çështje. "Marrëveshja PDK-LDK-AKR që i parapriu formimit të këtij Komisioni ishte lidhur pa kurrfarë baze ligjore, e njëjta po pengon reformimin e mirëfilltë të administrimit të zgjedhjeve në Kosovë”, thuhet ndër tjera në njoftimin e VV-së.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus