Aktivistët e Lëvizjes "Vetëvendosje!” organizuan një aksion në shenjë proteste për deklaratën e Bajram Rexhepit në Kuvendin e Kosovës. Në seancën e 22 shtatorit, të Kuvendit të Kosovës, kur Glauk Konjufca ka kërkuar shpjegime se pse nuk janë krijuar nënstacionet policore në fshatrat shqiptare të veriut, ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, kishte thonë se "nëse ndonjëri ka frikë, atëherë duhet të përdorim metodat alternative - ndoshta t’u sigurojmë ndonjë hajmali të fortë”."Nuk kaloi java dhe tre shqiptarë u rrahën e u tortuaruan tek po bënin punët e tyre atje. Ai uli kokën sikur struci dhe duke mos folur do të përpiqej të na thoshte se aty nuk ka probleme serioze me të cilat do të duhej të merrej ministri”, thuhet në kumtesën e Lëvizjes, sipas së cilës Bajram Rexhepi, Hashim Thaçi dhe qeveritarët tjerë janë të brengosur vetëm për sigurinë e vet, meqë "lëvizin me makina të blinduara e me eskorta edhe brenda Prishtinës, ndërsa në veri nuk guxojnë as të shkelin”. "Siguria e popullit të Kosovës nis aty ku cenohet siguria e këtyre qeveritarëve... Kosova është pa integritet territorial pikërisht sepse ka për ministra individë joseriozë dhe për kryeministër
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus