Kryesore » 2012»Qershor»16 » VV: Isa Mustafa s’mund t’i ikë përgjegjësisë për dështimet
6:42 PM
VV: Isa Mustafa s’mund t’i ikë përgjegjësisë për dështimet
Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar sot ndaj zyrtarëve komunal të Prishtinës të cilët kanë thënë se Vetëvendosje e ka huq adresën e kritikave për mos furnizim të kryeqytetit me ujë. Sipas Vetëvendosjes, neni 15 i Statutit Komunës së Prishtinës flet qartë për obligimin e Komunës për furnizim të qytetarëve me ujë.Vetëvendosje përmes një kumtese për media theksoi se komuna e Prishtinës po mundohet t’i ikë përgjegjësisë për dështimin e tyre 13-vjeçar për furnizim me ujë të qytetarëve."Pas aksionit tonë simbolik të 15 qershorit, ‘Kryetar na thajte!’, pushteti i Kryetarit të komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, reagoi. Na thanë se paskemi gabuar adresën e protestës dhe se kinse pasi e paskemi marrë vesh këtë ‘fakt’, qenkemi larguar nga oborri i komunës. Në të njëjtën kohë u munduan të tregojnë para kamerave se po i njihkan aktet ligjore të Republikës së Kosovës. Thjeshtë ata po mundohen që t’i ikin përgjegjësisë për dështimin e tyre 13-vjeçar për furnizim me ujë të qytetarëve të Prishtinës”, thuhet në kumtesë.
Sipas VV-së, pushtetarët komunalë të LDK-së në Prishtinë duhet të japin llogari për 13 vitet e reduktimeve të ujit, për shkak se neni 15 i Statutit Komunës së Prishtinës si akti më i lartë juridik përcakton qartë kompetencat vetanake të Komunës.
"Pika f) e këtij neni flet decidivisht për obligimin e Komunës për furnizim të qytetarëve me ujë: Ofrimin dhe mirëmbajtjen e shërbimeve publike dhe shërbimeve komunale, duke përfshirë: furnizimin me ujë, kanalizimin dhe drenazhin, trajtimin e ujërave të zeza, menaxhimin e mbeturinave, rrugëve lokale, transportit lokal dhe skemave të nxehjes lokale”, thuhet në kumtesë.
"Statuti e obligon pushtetin komunal që t’ua sigurojë qytetarëve furnizimin me ujë. Isa Mustafa u bë kryetar edhe në sajë të premtimit ‘24 orë ujë’! Ndërsa sot ai nuk po ka kohë as që t’i numërojë premtimet e tij të parealizuara, për shkak se angazhim kryesor të tijin i ka pazaret politike me Hashim Thaçin, e jo hallet e shumta të qytetarëve të Prishtinës. Thaçi e Mustafa nëpërmjet të ashtuquajturës Reformë Zgjedhore, po tentojnë ta fuqizojnë pushtetin e tyre të padrejtë në kurriz të vuajtjeve të qytetarëve”, vlerëson Vetëvendosje.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus