Drejtuesit e Qeverisë, sipas lëvizjes "Vetëvendosje”, ua kanë rrëfyer rrejshëm qytetarëve të Kosovës natën e 25 korrikut. Deputeti i kësaj lëvizjeje, Rexhep Selimi, që është pjesë e Komisionit parlamentar për siguri në Kuvendin e Kosovës, ka pohuar se "Vetëvendosja” ka fakte se atë natë kishte ndodhur diçka tjetër, që Qeveria e Hashim Thaçit nuk dëshiron ta dinë qytetarët. "Pjesëtarët e njësisë ROSU kishin rënë në pritë të grupeve kriminale serbe. Kjo kishte ndodhur për shkak se organizimi i aksionit ishte i dobët”, ka thënë Selimi. "Qitje me snajper nuk kishte pasur”, ka shtuar ai. Por kjo, sipas tij, është "formuluar nga Qeveria për të mashtruar opinionin kinse aksioni ka qenë i përgatitur mirë, por sulmi ka ardhur nga distanca”. "Raportet interne të akterëve ndërkombëtarë, po ashtu edhe raportet interne të vetë Ministrisë së Punëve të Brendshme e thonë se vrasja ka ndodhur nga afër. Vetëm raporti publik i MPB-së e thotë se vrasja ka ndodhur me snajper”, ka thënë Selimi. Polici i shpallur hero, sipas deputetit të kësaj lëvizjeje, ishte vrarë nga afër me automatik dhe në të njëjtën mënyrë ishin plagosur edhe kolegët e tij. Anëtari i Komisionit parlamentar për siguri i "Vetëvendosjes”, në një konferencë shtypi e ka vlerësuar si joserioz e të dobët raportin e ministrit të Brendshëm, Bajram Rexhepit, për aksionin e 25 korrikut për marrjen nën kontroll të pikave kufitare 1 dhe 31
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus